Jeto me mua

NDIHMONI FËMIJËT ME AFTËSI TË KUFIZUARA!

Bordi i shoqatës ,,Ana e Malit" në mbledhjen e fundit ka themeluar Këshillin e Veçant për të ndihmuar FËMIJËT ME NEVOJA TË KUFIZUARA, i cili në plan programin e tij të punës afatëshkurte do të ketë këto prioritete:

 

Kalendari Shoqatës

30 Janar 2011 Takim me Komunitetin

Shkurt 2011 Muaji i fondacionit

30 Maj 2011 Pikniku

2 Tetor 2011 Takim me Biznisman

27 Nentor 2011 Nata e Flamurit

Email Lista
Dëshironi të jeni të informuar me aktiviten e shoqatë dhe me lajme aktuale të Anës së Malit regjistrohu

Links
Shoqata feston Diten e Flamurit 2011
Shoqata feston Diten e Flamurit 2010

Shoqata Shqiptaro Amerikane "Ana e Malit" festoi me madhështi, më 28 Nëntor 2010, Ditën e Pavarësisë, në restorantin "Vanderbilt" në Staten Island, New York . Qindra shqiptarë u mblodhën në këtë ditë të bukur festive, në ditën e shenjtë të Flamurit shqiptar! Ngjyrat kuq e zi, në gjithë mjediset e këtij restoranti i kishin dhënë një pamje sa festive aq dhe patriotike, ishullit magjepsës, të quajtur Staten Island, në New York . Ndërsa i shikoja tavolinat e zbukuruara me ngjyrat e Flamurit tonë, përballë dritareve dukej Oqeani Atllantik, në ujërat e qeta të të cilit reflektohej ngjyra e kuqe e Flamurit shqiptar në atë ditë aq të bukur festive, ku në mes tij vallëzonin bukuroshet oqeanike, veshur me kostumet me ngjyrat marramendëse të Arbërisë.

Illyria- Intervistë me Naser Çobajn, Kryetar i Shoqates Ana e Malit në New York

IIlyria: Keto dite shoqata "Ana eMalit" qe ju e drejtoni organizoi një forum biznesi në Staten Island, NY. cili ishte qellimi i këtij organizimi dhe çfarë rezultate u arriten?

naser çobajN. Çobaj: Pasi qe organizata jone fusheveprimin e saj e ka te fokusuar ne diaspore dhe vendlindje, ky ishte nje prej aktiviteteve te cilin e ka organizuar shoqata per bashkepunim me komunitetin. Qellimi i ketij takimi ishte krijimi i nje forme te re te bashkepunimit me pronaret e bizneseve, profesionistet dhe studentet. Kjo eshte bere nisur nga fakti se gershetimi i pervojave, kapitalit si edhe potenciali intelektual e profesional mund te ndihmoje shoqaten per te realizuar synimin e saj ne realizimin e misionit te cilin ajo e ka ne ruajtjen e indentitetit dhe mundesine e krijimit te rrjetit te bashkepunimit i cili do te ishte i karakterit reciprok per te gjithe pjesemarresit. Ne takimin e pare jemi munduar te prekim tri tema te cilat jane elaboruar nga Avokat i ri Gentian Gjoni - "Rinia dhe ruajtja e trashigimise", Shpresa Suka Hopper - "Roli i Komunitetit dhe ngritja e fondeve" dhe Cafo Boga - "Ana e Malit mundesi e pashfrytezuar e biznesit". Gjat ketij takimi u arrit qe te shkembehen mendime dhe u diskutua per projekte konkrete qe mund te realizohen gjate vitit ne vijim

Një mëngjes pune me biznesmenë, pronarë, profesionistë dhe studentë

Në një ditë vjeshte me gjethe të kuqërremta tetori në Staten Island shoqata shqiptaro amerikane "Ana e Malit", mblodhi në një mëngjes pune pronarë, bizmesmenë, profesionistë dhe studentë. Ishte pervjetori i pare që kjo shoqatë organizonte në restorantin "Vanderbilt" në Staten Island. Aktivitetin e ka drejtuar zonjusha simpatike Maida Llolla me origjinë nga Ana e Malit. Pasi iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve punë të mbarë për këtë tubim, ajo ka ftuar në skenë z.Nikë Palkola zëvendës kryetar i shoqatës "Ana e Malit"

Diaspora, shans për të investuar në vendlindje

Nju Jork – Shoqata "Ana e Malit" që tubon komunitetin anamalas në SHBA, pas një riorganizimi të kohëmëparshëm nga drejtuesit e rinj të saj, Naser Çobaj, kryetar dhe Nikë Palkola, nënkryetar, organizuan të shtunën në Staten Island të Nju Jork-ut mëngjes pune me biznesmenë, profesionistë dhe studentë me prejardhje anamalase që jetojnë në shtetin e Nju Jork-ut. Temë qendrore e këtij takimi ishte resurset ekonomike të rajonit Ulqin - Ana e Malit dhe mundësitë e valorizimit të tyre nga banorët vendorë, që u ligjërua nga Caf Boga, ekonomist i diplomuar. Në kërkim të një zhvillimi të qëndrueshëm të këtij rajoni, të keqmenaxhuar ekonomikisht edhe në këto 20 vjetët e fundit të ekonomisë së tregut, Boga tregoi shansin që ka tani diaspora për të investuar në vendlindje në klimën e re integruese rajonale dhe evropiane që i ka përfshirë vendet e Ballkanit. Për aspekte të ndryshme të raporteve diasporë - vendlindje foli avokati i ri me perspektivë Gentian Gjoni si dhe Shpresa Suka - Hopper, publiciste e nëpunëse e administratës së prefektit Mike Bloomberg të qytetit të Nju Jork-ut. Përndryshe Shoqata "Ana e Malit", siç thanë në bisedat e tyre përshëndetëse të parët e saj, Çobaj e Palkola, synon gjithnjë të kontribuojë në ruajtjen e vetëdijes për përkatësinë etnike të mërgatës disamijëshe anamalase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e integrimit të saj në shoqërinë e re dhe të ndihmojë vendlindjen në aspekte të ndryshme të zhvillimit.

Nga Islam Pali