Ka filluar shtrimi i rruges se Shitarit me zhavor

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Uncategorized

Ka filluar para një jave faza e dytë e ndërtimit të rrugës së Shitarit, respektivisht shtrimi i sajë me zhavor (tampon). Reth 25% e rrugës është shtruar ndërsa po punohet edhe për shtrimin e pjesës tjeter.

 

Rruga e ShitaritPronarët e tokave në pjesën e Shitarit, nuk do të kenë më hallin se si do t`i punojnë arat e tyre, të cilët shumë shpejt do të mundë të shkojmë pa problem edhe me vetura në këtë pjesë.

Kjo rrugë me gjatësi 1880 meter ka një rëndësi të madhe veçanërisht për banorët e Ostrosit  por edhe për të gjithë Krajën. Projekti është inicuar nga  vetë banorët e Ostrosit që kanë prona aty ndërsa organizatori kryesore dhe udheheqësi aksionit është Qemal Cura i cili për çdo ditë ka ndjekur nga afër zhvillimin e punimeve në këtë rrugë.  Duhet theksuar që kjo rrugë është ndertuar plotësisht me financat dhe kontributin e banorëve vendas dhe mërgimtarëve nga Kraja.

Ftohen të gjithë qytetarët e Krajës, bashkëatdhetarët tanë në mërgim dhe të gjithë ato të cilët dëshirojnë të kontribojnë sadopak dhe të japin ndihmën a tyre në ndërtimin e kësaj rruge me mjaft rendësi për banorët e Ostrosit të Madh dhe të Vogel por jo vetem./KrajaOnline/

Për të gjithë bashkëatdhetarët tanë në SHBA të cilët janë të interesuar për të dhënë kontributin e tyre mund të kontaktojnë me personat e autorizuar në SHBA të cilët janë:

per Markashej eshte i caktuar Zaim Markashi,
per Perashej -Jenuz Perashi
per Cukaj – Hysejn Cuka
per Gerdac e Maxhurej – Naim Gerdoci
per Vuckej e Bolej – Xhel Meti e Osman Ahmeti
per Curej – Musa Cura
per Berjashej e Gjenashej – Selim Tahiri
per Hardaj – Muharrem Ardolli
per Kanaqej- Sulejman Kanaqi
per Veliq – Sulejman Subrahimi

Zoti ju shperblefte per kontributin tuaj!!!
Me rrespekt organizatori QEMAL CURA

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...