Dhunim i të drejtave njerëzore

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Uncategorized

Ngjarja në Martinaj

Nëse do të ndërtohej Xhami apo Kishë Katolike në qendër të Graçanicës, pa pëlqimin e serbëve, do të kishte reaksione të tmerrshme nga të katër anët e botës, jo që do të ishin kundër objekteve fetare por do të kuptohej si veprim në dëm të relacioneve njerëzore.

kryqi-qirijt

Genc Prelvukaj

Genc PrelvukajNë procesin e shpërbërjes së federatës Jugosllave dhe ndryshimeve të mënyrës së qeverisjës, Republika e Malit të Zi mund të konsiderohet lirisht si vendi i vetëm i paprekur nga konfliktet e armatosura ndëretnike në regjion gjatë zhvillimeve në njëzet vitet e fundit. E populluar nga shumë etni thellësisht të dallueshme, me shumëllojshmëri fetare dhe bindje politike të ndryshme, republika e vogël e ish-Jugosllavisë ka mundur lehtësisht të kthehej në fushëbetejë dhe në rast se do të digjej, shtëpia e maleve të zeza nuk do të riparohej më kurrë.

Struktura politike me ndërrimin e shpejtë të trajtës se qeverisjës dhe orientimit politik, duke lëvizur nga vasaliteti drejt bërjës së politikës në mënyrë autonome ka menaxhuar në një fare mënyre burimet e konflikteve të brendshme të menduara si lehtësisht të mundshme. Nga dritarja e popullit shumicë ndërmarrjet e akterëve të atëhershëm politikë vlerëso- hen si të duhura , logjike dhe të dobishme për evitimin e rrënimeve që do ti sillte një konflikt eventual i brendshëm. Ndoshta si për shpërblim popullor kjo strukturë poli- tike qëndron ende fuqishëm në pushtet deri në këto ditë. Megjithatë nga këndi i etnive tjera përbërëse të Republikës së Malit të Zi, nuk do të thotë se ekziston e njejta bindje në raport me të bëmat lidershipit. Derisa studiues dhe akterë politikë nga shumica qytetare malazeze qëndrojnë në mbështetje të veprimtarisë së strukturës politike në kohet e krizave rajonale, qytetarët tjerë jomalazeze hapin një derë tjetër vështrimi duke konstatuar se ishte pikërisht lidershipi postjugosl- lav që shfrytëzoi metodat e njejta të shtypjës nga regjimi i kaluar duke ndër- ruar vetëm gjuhën politike. Me arsyeti- min para faktorit ndërkombëtar se disa veprime të dyshimta bëhën për hir të qetësisë shtetërore, sipas popujve jo shu- micë është bërë shtypja e tyre dhe cenimi i lirive dhe të drejtave të njeriut në shumë sfera politike dhe shoqërore. Intepretimet e kundërta nga dy krahët në lidhje me të kaluarën dhe gjendjën e tanishme në relacionet ndërmjet shtetit

dhe bashkësive tjera etnike në Repub- likën e Malit të Zi, krijojnë një fushë in- teresimi që sadokudo sjell një angazhim që mund të rezultojë me përmirësimin e gjendjës aktuale aty ku problemet vërtetë ekzistojnë. Kudo në ballkan bashkësitë etnike nuk mund të pajtohen me historinë, mirëpo kjo nuk do të thotë që është e pa- mundur të bëhët ndërlidhja e interesave të tanishme për arritjën e objektivave të dobishme në të ardhmën.

Acarimi i popujve mes veti shpeshherë është ndikuar edhe nga platformat e gabuara politike të ndikuara nga mitologjia por edhe nga synimet për zgjërim fetar. Edhe përplasjet e civilizimeve të ndryshme ndër kontinente tjera janë ndikuar shpeshhere poashtu nga këta faktore duke vënë në shenjestër gjithnjë harmoninë njerëzore mes bashkësive të ndryshme politiko-shoqërore. Popujt e vjetër pothuajse kanë qenë gjithnjë në varshmëri të plotë nga mitologjia dhe tregimet e banalizuara historike mbi rëndësinë e vendeve, objekteve, loka- liteteve tjera për vetë ekzistencën e një populli. Për këtë arsye zhveshja nga ndikimet e tregimeve popullore dhe bestytnive është e domosdoshme për një rend normal demokratik dhe të moderuar të jetesës.

Republika e Malit të zi, si edhe shumë vende tjera përreth duhet të investojnë në zhvillimin e rrugëve të përbashketa ndëretnike duke mos e shikuar politikën ditore nga dritarja mitologjike. Kthimi në kohën ku problemet kanë buruar pikërisht nga interpretime të tilla nuk i kanë sjellë dobi gadishullit ballkanik vecse fusha të mbushura me njërëz pa frymë. Natyra e shtetit liberal sa i përket religjionit është e domosdoshme për një rend të duhur qytetar në frymën e toler- ances dhe struktura udhëheqëse politike duhet të investojë në këtë sfere dhe të ndërmjetësojë në zgjidhjën e problemeve të kësaj natyre të paraqitura rishtazi. Shoqeritë ballkanike mbajnë mend më shumë nga e kaluara se sa cdo popull tjetër. Shumë valë të reformave agrare ku janë shpronësuar prona të tëra kanë lënë varrë të hapura në shumë shtëpi dhe bashkësi dhe kur njerëzit nuk harrojnë ato shpeshherë bëhën burim konflikti dhe urrejtjeje. Çështja e pronës jo vetëm në ballkan por në cdo vend të populluar është e ndjeshme dhe jo rrallë përbën motiv për probleme njerëzore ndër loka- litete të banuara. Trajtimi i kujdesshem i rasteve dhe kontesteve pronësore përbën një pasqyrë të nivelit të demokratizimit të një shoqërie politike në një vend të caktuar. Vec kësaj edhe bashkësite fetare do të duhej të ishin në një vijë me parimin e pacenueshmërisë së pronës.

Tendenca për ndërtimin e Kishës ortodokse serbe në një vend të banuar me shqiptarë, në Martinaj të Plavës, ku të gjithë banorët janë të besimit islam, në një pronë të marrë dhunshëm prej banorëve nga mbretëria jugosllave, nuk mund të mendohet ndryshe veçse një dhunim i të drejtave njerëzore të bashkësisë etnike shqiptare në atë lokalitet. Është shumë naïve tendenca e klerikëve serbë për të ndërlidhur mitologji e rëndësi historike me ndërtimin e objektit fetar në këtë rast. Lajthitjet e prezentuara si dokumente historike në këtë rast, përbëjnë shembullin më të keq të ndërhyrjës fetare në jetën njerëzore. Republika e Malit të Zi nëse i ka shpëtuar konlikteve të hapura të mo- tivuara nga nacionalizmi ndërmjet disa etnive që jetojnë brenda, do të ishte tejet e dëmshme që religjioni të jetë motiv i një konflikti qytetar, kur religjioni do të duhej të bashkonte njerëz.

Shqiptarët që jetojnë atje nuk janë radi- kalë për ti mohuar dikujt të drejtën e besimit. Përkundrazi trajtojnë me nder dhe rrespekt cdo njeri të secilit besim duke mos e paragjykuar e prekur në të drejtën e tij fundamentale njerëzore. Mirëpo në këtë rast kundërshtitë që burojnë janë legjitime meqenëse në Martinaj nuk ka serbë dhe as në afersi që do të duhej tu plotësoheshin nevojat për një objekt lu- tjeje. Për këtë arsye formacionet politike dhe stuktura udhëheqëse në Republikën

e Malit të zi, por edhe përfaqësuesit e kishës ortodokse malazeze, do të duhej të bëjnë ndalimin e punimeve duke dhënë një shembull të mirë të tolerancës fetare dhe pjekurisë së përgjithshme politike. Në hapësirën e qytetëruar ndërtimi i një objekti fetar nuk mund të bëhët asn- jëherë nëqoftëse vullneti i përgjithshëm i banorëve të lokalitetit të paracaktuar është kundërshtues. Në Republikën e Kosovës, po e marrim shembull, nëse do të ndërtohej Xhami apo Kishë Katolike në qendër të Graçanicës, pa pëlqimin e ser- bëve, do të kishte reaksione të tmerrshme nga të katër anët e botës, jo që do të ishin kundër objekteve fetare por do të kuptohej si veprim në dëm të relacioneve njerëzore. Situata do të ishte krejtësisht absurde nëse do të ndërtohej në tokën e konfiskuar nga banorët padrejtësisht. Edhe në aspektin fetar, duke mos hyrë thellë në teologji është e pakuptimtë ndërtimi i një objekti fetar në një tokë të konfiskuar që ndërlidhet me vdekjën e shumë familjarëve shqiptarë me qëllim të mbrojtjës së po asaj prone. Nuk mundet dhe as nuk është e drejtë të bekohet. Ajo mund të bekohet vetëm me pajtimin e Omerit – pronarit të tokës që ka vdekur para njëqind vitesh. E meqenëse ai nuk flet, dhe përgjigjja kërkohët nga nipat e tij, atëherë une i pari si njëri nga trashëgimtaret ju përgjigjem në emër të Omerit : JO

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...