Kur të Krishterët fituan lirinë

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Uncategorized

KonstantiniAnton Gojçaj

Anton GjokajSivjet në botë kremtohet një jubile i rrallë, 1700-vjetori i Ediktit të Milanos. Bazuar te faktet historike, shqiptarët e sotëm, të cilët e ndiejnë veten si pas- ardhës të ilirëve të lashtë, kanë arsye që kësaj date t’i kushtojnë vëmendje për disa arsye, jo vetëm fetare, por ata këtë jubile po e kalojnë disi në heshtje, të mos them me indiferencë.

Çfarë ka ndodhur në vitin 313, që e shënon gjithë bota dhe që edhe ne kemi arsye (dhe detyrim civilizues) ta kujtojmë me më shumë respekt, sot? Konstandini i Madh, perandori romak me origjinë ilire (lindi në Naisus të Dar- danisë antike), i njohur edhe si themeluesi i Konstandinopojës – Stambollit të sotëm, lejoi që besimtarët e krishterë ta gëzojnë të drejtën të ushtrojnë lirisht besimin e vet, njësoj si besimtarët e feve të tjera të kohës në Perandorinë Romake. Të krishterët mundën të dalin nga katakombet dhe fituan gjithashtu të drejtën për të ndërtuar tempujt, kishat e veta. Në Ediktin e Milanos, përveç tjerash shkruan:

“ Kur ne, Konstandini dhe Licini perandor, jemi takuar në Milano dhe kemi diskutuar rreth të mirës dhe sigurisë publike dhe na është dukur se, ndër gjërat që do të mund t’i sillte përparësi njerëzimit, nderimi që i dhurohet Hyjnisë meritonte vëmendjen tonë kryesore, dhe se do të ishte e drejtë që t’u jepet të Krishterëve dhe të gjithë të tjerëve liria që ta ndjekin

fenë e cila u duket më e preferueshme, kështu që, Hyji që gjendet në selinë qiellore, mund të jetë ndaj nesh dhe ndaj të nënshtruarëve tanë, i mirë dhe i volitshëm. (….) 4. Prandaj, ju bëjmë me dije që, pa marrë parasysh urdhëresat e mëparshme lidhur me të Krishterët, të gjithë atyre që vendsin ta ndjekin këtë fe, duhet t’u mundësohet kjo në liri të plotë dhe nuk duhet të jenë të trazuar në asnjë mënyrë. “ (përkthimi i don Lush Gjergjit).

Edikti i Milanos fakton se feja e krishterë deri në vitin 313 ishte e ndaluar brenda kufijve të Perandorisë Romake dhe se legalizimi i saj nuk nënkuptonte nda- limin e feve të tjera. Vërteton po ashtu se krishterimi nuk u bë menjëherë feja (e vetme) zyrtare e Perandorisë. Edikti vetëm u dha krishterëve të drejtën që edhe ata të gëzojnë të drejtat e barabarta me besimtarët e feve të tjera të kohës. Pra, Edikti vetëm e legalizoi krishterimin. Mirëpo, pas kësaj date bota nuk qe më e njëjta. Ndikimi i krishterimit kapi dimensione europiane por edhe botërore (në shoqëri, filozofi, shkencë dhe sidomos në arte). Feja e krishterë paraqet njërën nga shtyllat identitare të civilizimit euro- perëndimor për gati dy mijë vite, pa i mohuar edhe kontributet e provenien- cave të tjera. Gjatë dy mileniumeve janë bërë edhe veprime të këqija në emrin e krishterimit, për çka papa Gjon Pali II, si prijës i Kishës Katolike, kërkoi falje publikisht.

Fakti se perandori Konstandin (274- 337) ishte nga Dardania, domethënë ilir, lë shteg për ta kuptuar këtë hap të tij jo vetëm si gjest diplomatik të një prijësi pragmatik, i cili merr vendime të

dobishme për Perandorinë përballë sfi- dave të kohës, por edhe në një drejtim tjetër. Konstandini vinte nga një trevë (Dardania) ku krishterimi veç kishte lëshuar rrënjë dhe të cilin ky, ndoshta, e njihte mirë. Shën Pali që në shekul- lin e parë, në rrugën e vet drejt Romës, predikoi “lajmin e gëzueshëm” edhe në trevat e banuara me ilirë. Në Letrat e apostujve, më saktësisht në letrën e Palit drejtuar romakëve shkruan: “ Kështu, qysh prej Jeruzalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit” (Bi- bla, Ferizaj 1994, f. 1606 – përthyes dom Simon Filipaj), kurse në letrën dërguar Titit, kemi një dëshmi tjetër: “Kur ta dër- goj te ti Arteminin, hiq e eja te unë në Nikopol, sepse atje vendosa ta kaloj dimrin.” (Bibla, Ferizaj 1994, f. 1685). Nikopoli

ishte emri i një qyteti antik në Epir, në bregun e detit Adriatik, në hapësirën e Shqipërisë së sotme.
Shembujt e lartshënuar rrëzojnë një tezë të lakuar jo rrallë në debatet tona, që duke u përsëritur shpesh pretendon të shndërrohet në një opinion të përgjithshëm, që thot se krishterimin në këto treva e prunë dhe e imponuan pushtuesit romakë. E vërteta është se deri në vitin 313 të krishterët ishin të përndjekur dhe të persekutuar, ndëshkoheshin pa mëshirë, u hidheshin bishave të uritura në arenë, mu nga romakët… Kryeapostulli, shën Pjetri por edhe shën Pali, përfunduan si martirë, u vranë në Romë. Logjika e bazuar në faktografi thot se mesazhet ungjillore që shpërndau shën Pali, më pastaj edhe nxënësit e tij, më

parë i përqafoi populli i nënshtruar, pra ilirët që ishin skllevër dhe të pushtuar, sesa romakët, që ishin sundues. Shpresa për jetën e amshuar dhe shpërblimi në formën e Parajsës, pas vdekjes, që premtonte Ungjilli, si kompensim për vuajtjet dhe mundimet e pamerituara në këtë jetë, mund të ketë qenë më tepër se një ngushëllim për të shtypurit dhe të privuarit nga liria. Krishterimi në trevat ilire u përhap jo me zjarrin dhe shpatën ro- make, sepse romakët nuk e predikonin por e luftonin krishterimin. Pas vitit 313 krishterimi vazhdoi të përhapej në Perandorinë Romake, pjesë e së cilës ishte edhe Ilirikumi ose tokat e banuara me ilirë, por tani në liri dhe pa kërcënimin e kurrfarë rreziku.

Krishterimi është i pranishëm në trevat e Ballkanit (dhe Shqipërisë) qysh në shek- ullin e parë, pra dy mijë vite, pa ndërprerje deri në ditën e sotme. Popullsia e këtij rajoni ka filluar ta pranojë këtë fe ndër të parat në gjithë Perandorinë. Nuk e bënë romakët konvertimin e ilirëve nga pa- ganë në të krishterë, por e kundërta, një perandor romak me origjinë ilire e legal- izoi krishterimin në gjithë Peraadorinë, thënë figurativisht një ilir ia hapi derën “krishterizimit” të Perandorisë Romake. Këto data është mirë që të shënohen, jo me qëllimin për të provokuar ndenjat e besimtarëve të feve të tjera, apo të ateistëve, por thjesht për të mos lejuar që gjysmë të vërtetat dhe falsifikimet ta deformojnë ecurinë e gjërave, sepse de- formimi i së kaluarës çon në deformimin e ardhmërisë. Shqiptarët e të gjitha trevave (vetëm në Shqipëri është bërë një simpozium, por edhe ai pa shumë pub- licitet) sikur nuk po e çmojnë shumë të

rëndësishme ta kujtojnë me respektin që u takon vendimin historik të perandorit romak me origjinë ilire. Serbia ndërkaq, megjithëse në kohën kur lindi dhe jetoi Konstandini, sipas të dhënave historike, sllavët ende nuk kishin ardhur në trevat e shtetit të sotëm të Serbisë, këtë jubile po e shënojnë duke organizuar një sërë aktivitetesh lidhur me Konstandinin dhe Ediktin e Milanos, si ekspozita të ndry- shme tematike, shfaqje teatri, konkurs për filma të vizatuar në këtë temë, filma dokumentarë e madje – mediat serbe shkruajnë për një film artistik me buxhetin prej mëse 100 milion dollarësh që do t’i besohet një regjisori të njohur nga Holivudi (lakohet emri i Xhejms Kamerunit), duke shpallur botërisht se personalite- tin dhe veprimtarinë e Konstandinit të Madh e vlerësojnë dhe e konsiderojnë pjesë të trashëgimisë së vet kulturore, qoftë edhe për faktin se ai ka lindur në Naisus (Nishi i sotëm në Serbi).

Kush provon ta mjegullojë apo ta falsifikojë burimin e të vërtetës mund ta ketë për synim ta ndërrojë edhe objektiv(itet) in e saj. Në anën tjetër, ata që vetë rrinë duarkryq dhe indiferentë në raport me një ngjarje me rëndësi epokale, siç është Edikti i Milanos, nuk e di sa kanë të drejtë morale të kritikojnë të tjerët qoftë për shtrembërime faktesh, qoftë për përvetësime me prapavijë politike.

Është mirë që ata të cilët kanë dije dhe ndershmëri morale t’i orientojnë njerëzit herë pas here kah burimi, që aty t’i lajnë sytë nga ndotjet e kohëve dhe të kujde- sen së bashku për higjienën historike dhe të trashëgimisë, vazhdimësi dhe pjesë e së cilës edhe shqiptarët pretendojmë të jenë.

 

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...