Revistë e hapur për çdo intelektual

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Revista_dijaUlqin – Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi në bashkëpunim me Bib- liotekën e Qytetit – Qendrën Kulturore të Ulqinit organizuan të mërkurën e kaluar përurimin e numrit 10 të revistës “Dija”.

Në fjalën e tij, kryetari i BKSHMZ-së, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka thënë se sipas vlerave që përfshin, sasisë së rubrikave dhe numrit të autorëve, së bashku me vëllimin e saj saj deri në 400 faqe, “’Dija’ pa hamendje ka zënë vend të posaçëm në revistat e këtij lloji ndër shqiptarët në Mal të Zi”.

Sipas tij, mozaiku i pasur i rubrikave që përfshin kjo revistë tregon se ajo është e hapur për çdo intelektual që krijon vlera të qëndrueshme në fushën e vet. “’Dija’ nuk është revistë vetëm për një qytet, as për një lokalitet të caktuar. Re- daksia gjithmonë ka qenë e hapur për autorët nga tërë pjesët e Ulqinit, Malë- sisë, Plavës si dhe vendeve të tjera. Bashkëpunëtorët e saj janë nga të gjitha vendet shqipfolëse”, ka thënë ai. Kryeredaktori i revistës “Dija”, shkrimtari Hajro Ulqinaku, ka thënë se numri 10 i revistës “Dija” është konceptuar në dy pjesë: e para është letrare dhe e dyta është studimore.

Duke vlerësuar të gjitha punimet e botuara, ai ka veçuar këngën popullore “Kanga e Ulkrinit” (Ulqinit), të botuar për të parën herë në revistën “Albania” të Faik Konicës në vitin 1898, si dhe këngën e shkruar në gjuhën italiane nga Filip Shiroka “All’ Albania”, all armi! All’ armi!” në vitin 1880, të botuar për të parën herë në gazetën “L’Oservatore Cattolico” të Milanos dhe të përkthyer më pas në disa variante, si “N’armë Shqypni”, “Alarm, Shqipëri” dhe “Shqipërisë, kushtrim, kushtrim!”. Kjo është një këngë që flet për Ulqinin në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për vlerat artistike, kulturore dhe shkencore të punimeve të botuara në këtë numër të revistës “Dija” ka folur dr. Bahri Brisku.

“’Dija’ pa dyshim është në prijësi të të gjitha revistave që botohen në Mal të Zi. Këtë parësi ‘Dijes’ ia ka siguruar jo

vetëm vëllimi sasior, por edhe botimet e studimeve dhe vlerave kualitative që kjo revistë i servon lexuesve të saj”, ka thënë ai.

Gjatë përurimit, udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, ka lexuar punimin e saj “Themelimi dhe zhvillimi i Bibliotekës së Ulqinit”, të botuar në këtë numër të revistës “Dija”. Me rastin e 10-vjetorit të krijimit të tij, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi, ka ndarë këtë mbrëmje Mirënjohje për disa figura të kulturës, artit dhe shkencës së Ulqinit. “Për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë kul- turës, artit dhe shkencës kombëtare” mirënjohje u janë ndarë Prof. Dr. Simë Dobrecit, Dr. Bahri Briskut, Prof. Dr. Ruzhdi Ushakut, Mr. Riza Rexhës dhe Hajro Ulqinakut.

Revista “Dija” botohet nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. Ky numër i saj është shtypur me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i.k.

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...