Shkollë e unifikuar për mësimin e gjuhës shqipe

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Arsimi

Në Ulqin u mbajt Seminari i Nëntë Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë

Qëllimi i seminarit ishte të këmbehen praktikat më të mira të mësimdhënies për fëmijët shqiptarë në diasporë, krijimi i kontakteve reciproke ndërmjet mësimdhënësve kudo në botë dhe njohja me aspekte të reja metodologjike me interes për efikasitetin e mësimit plotësues.

Gjuha-shqipeUlqin – Nga data 29 korrik deri më 1 gusht, në Ulqin u mbajt edicioni i nëntë i Seminarit Mbarëkombëtar për Mësimin Plotëues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, në të cilin morën pjesë rreth 150 mësimdhënës nga trevat e ndryshme shqip- tare të cilët jetojnë në diasporë. Seminari u bashkorganizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë, Min- istria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Komuna e Ulqinit, në rolin e nikoqirit.

Qëllimi i seminarit ishte të këmbe- hen praktikat më të mira të mësimdhënies për fëmijët shqiptarë në diasporë, krijimi i kontakteve reciproke ndërmjet mësimdhënësve kudo në botë dhe njohja me aspekte të reja metodologjike me interes për efika- sitetin e mësimit plotësues.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se organizimi i këtij aktiviteti në Ulqin përbën nder të veçantë për këtë qytet.

“Puna dhe angazhimi juaj i shprehur me përkushtim të lartë për arsimimin shqip të gjeneratave të reja është një kontribut i veçantë në përvetësimin e gjuhës shqipe ku përmes saj u mundëson të rinjve tanë të ruajnë dhe kultivojnë kulturën dhe iden- titetin kombëtar kudo që ndodhen”, është shprehur ai duke iu drejtuar mësuesve pjesëmarrës.

Duke përkujtuar që kjo është hera e parë që ky seminar mbahet në Ulqin, ai ka thënë se shpreson që edhe edicione të tjera të këtij seminari të mbahen në këtë qytet. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Shqipërisë, Ardian Tana, ka vlerësuar punën e

mësimdhënësve shqiptarë në vende të ndryshme në diasporë.
“Puna dhe veprimtaria juaj për mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar larg atdheut, në vende ku sot jetoni dhe punoni, merr një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme si për ruajtjen e identitetit kombëtar, ashtu edhe për lehtësimin e procesit të integrimit në vendet pritëse”, ka thënë ai.

Tana ka thënë se MASH e Shqipërisë është përpjekur të ndërtojë raporte bashkëpunimi me shkollat shqipe në diasporë, raporte që sipas tij do të duhej të jenë edhe më të forta, sepse puna që bëjnë mësuesit shqiptarë në diasporë është e një rëndësie të veçantë, por mbi të gjitha me një rëndësi të madhe kombëtare.

“Ne jemi të vetëdijshëm se dias- pora jonë nuk njeh ndarje dhe kufij shtetërorë. Ajo quhet thjesht dias- pora shqiptare. Ndaj, ne duhet të ofrojmë një shkollë të unifikuar për mësimin e gjuhës shqipe”, ka thek- suar ai.

Këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Ragip Gjoshi, ka thënë se kjo ministri “është e përkushtuar që të ndihmojë mësimin plotësues në diasporë, me qëllimin parësor:

mësimin e gjuhës shqipe si shenjë e parë dhe domethënëse për ruajtjen e identitetit, traditës dhe kulturës kombëtare”.

Ai ka bërë të ditur se MASHT e Kosovës ka hartuar Kurrikulën e re dhe tekstet shkollore dedikuar nxë- nësve shqiptarë në mërgim, në të cilat janë gërshetuar të gjitha lëndët mësimore.

Gjoshi ka vlerësuar se mësimi plotësues, jo vetëm që është transmetues i shkencës, kulturës, traditës dhe historisë njerëzore, por edhe i vler- ave kombëtare dhe morale, prandaj i porositi mësimdhënësit që të jenë krenarë për misionin që kanë.

Gjatë tre ditëve të punës së semi- narit, ligjërues shqiptarë, ekspertë të fushave përkatëse dhe titullarë e zyrtarë shtetërorë mbajtën ligjërata në tema të ndryshme. Po ashtu vetë mësuesit nëpërmjet prezantimeve dhe ligjëratave të tyre përcollën tek të tjerët përvojat personale.

Qëllimi i seminarit ishte të këmbehen praktikat më të mira të mësimd- hënies për fëmijët shqiptarë në diasporë, krijimi i kontakteve reciproke ndërmjet mësimdhënësve kudo në botë dhe njohja me aspekte të reja metodologjike me interes për efika- sitetin e mësimit plotësues. i.k. 

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...