Simbol Kulturor i Ulqinit

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Kulturë

kalimeraMysafirë të “Kalimerës Poetike” ishin shkrim- tari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkrimtari slloven Slavko Pregl dhe shkrimtari që rrjedh nga trevat shqiptare në Mal të Zi, Mehmet Kraja, të cilëve iu kushtuan mbrëmje autoriale.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“ organizoi më 2-4 gusht edicionin e 21-të të manifestimit letrar„Ka- limera Poetike“, në kuadër të Festivalit „Skena Verore“ Ulqini 2013. „Kalimera Poetike“ e këtij viti vazhdoi rrugëtimin e saj dhe traditën e mirë të krijuar ndër vite, duke sjellë emrat më të shquar të letërsisë së sotme shqipe, por edhe shkrimtarë të huaj. Mysafirë të “Kalim- erës Poetike” ishin shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkrimtari slloven Slavko Pregl dhe shkrimtari që rrjedh nga trevat shqiptare në Mal të Zi, Mehmet Kraja, të cilëve iu kushtuan mbrëmje autoriale. Duke folur për historikun e këtij manifestimi, kryetari i SHAI “Art Club”, Ali Salaj, ka thënë në ceremoninë e hapjes së tij se “Kalimera Poetike” “nisi si një reaksion ndaj mendësisë shpërfillëse të institucioneve publike dhe shtetërore ndaj artit dhe kulturës, shpërfillje kjo që gati e zbehu iden- titetin shqiptar në Mal të Zi”.

Sipas tij, “Kalimera Poetike” u kthye në një simbol dhe emblemë kulturore të qytetit të Ulqinit, e cila së fundmi po shndërrohet në një festival letrar ndërkombëtar.

“Me pjesëmarrjen e shkrimtarit slloven, Sllavko Pregl, edhe edicioni i sivjetshëm është vazhdim i realizimit të këtij synimi”, është shprehur ai.

Fshati metaforik i Kim Mehmetit si fat kolektiv i shqiptarëve

Mbrëmja e parë e manifestimit “Ka- limera Poetike” i është kushtuar shkrimtarit shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, për veprimtarinë e të cilit ka folur akademik Ali Aliu.

Sipas tij, Kim Mehmeti është mjeshtër i dëshmuar në tregimin e shkurtër, ndërsa romanet e autorit, e rendisin atë në mesin e krijuesve më të mirë të prozës shqiptare.

Aliu ka thënë se fshati metaforik që e hasim pothuajse në të gjitha veprat e shkrimtarit Mehmeti, është një ndër- thurje e imagjinatës e cila shtrihet në hapësirë dhe kohë duke trajtuar fatin kolektiv të shqiptarëve në përgjithësi. Në bashkëbsedim me moderatorin e mbrëmjes, dr. Nail Draga, Mehmeti ka folur për shumë çështje jashtë letërsisë, të cilat i preokupojnë sot shqiptarët, sidomos ata në Maqedoni.

Ai ka theksuar nevojën e kahershme që qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, të mbështesin projekte mbarëshqiptare kulturore dhe jo vetëm kulturore.

Sipas Mehmetit, shumëçka në shoqëritë shqiptare ende funksionon sipas principit “çdo princ pronar i principatës së vet”.

“Ne kur flasim për politikanët e kor- ruptuar në të vërtetë harrojmë apo nuk kemi guxim të përballemi me një të keqe më të madhe se kaq: në shoqëritë shqiptare korrupsioni i ka përfshirë të gjitha sferat”, ka vërejtur ai.

Pregl, narrator me spirituozitet të jashtëzakonshëm


Letërsinë sllovene në edicionin e sivjet- shëm të “Kalimerës Poetike” e ka përfaqësuar shkrimtari për të rinj Slavko Pregl, njëri ndër autorët më të mirë të letërsisë së sotme sllovene, fitues i shumë çmimeve për letërsi.

Në bashkëbisedim me moderatorin Nikollë Berishaj, përkthyes nga gjuha sllovene, gjatë natës së dytë të “Kalim- erës Poetike”, ai ka folur jo vetëm për

librat e tij, por edhe për çështje të ndry- shme që kanë të bëjnë me letërsinë sll- ovene, problemet e librit dhe të leximit. Pregl ka treguar se për t’i shkruar roma- net e tij, ai viziton nga afër të rinjtë dhe merr ide edhe nga ata.

Ai ka thënë se çdo libër e shkruan me përkushtim të madh dhe se secila prej tyre ka rëndësinë e vet.
Pregl ka treguar se për t’i nxitur fëmijët që të lexojnë, në Slloveni ka 50 vite që ndahet çmimi “Dekorata e leximit”, i cili ndahet për nxënësit që e përfundojnë shkollën fillore.

“Ne nuk u themi të rinjve që duhet të lexojnë, por u ofrojmë të lexojnë, dhe jemi të bindur që tërë jetën do të mbesin lexues”, ka thënë Pregl.

Në recensionin e tij mbi romanin “Gjen- itë pa brekë”, të botuar në gjuhën shq- ipe nga Botimet Uegen, kritiku letrar Anton Gojçaj ka bërë një analizë të hol- lësishme duke analizuar në mes tjerash personazhet, kohën dhe hapësirën. “Gjuha e romanit është e bukur, e gjallë, dinamike dhe kurrë e mërzitshme. Rrëfimi bëhet në vetën e tretë, gjërat rrjedhin shpejt dhe shpesh marrin kahje befasuese. Veçori e autorit Pregl është sensi për humorin, ku shpaloset spirituoziteti i jashtëzakonshëm i nar- ratorit, që shpesh është po aq i pa- parashikueshëm dhe befasues, nëse jo edhe më shumë, sa vetë gjuha po edhe veprimet e personazheve për të cilët flet. Narratori edhe vetë ka shpirt adoleshenti, flet për ta me gjuhën e tyre…”, ka thënë Gojçaj.

E folmja dhe ambienti i vendlindjes, rol kyç në formimin letrar të Krajës

Në natën e tretë të “Kalimerës Poetike” janë përuruar romanet „Edhe të çmendurit fluturojnë”, “Im atë donte Adolfin”, “Selvitë e Tivarit” dhe “Hotel Arbëria” të shkrimtarit Mehmet Kraja, të ribotuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”.

Autori ka thënë se këto romane, të shkruar në dhjetë vitet e fundit, është normale që shkrimtari t’i konsiderojë si veprat e tij më të mira, për ç’gjë janë pajtuar edhe folësit e tjerë gjatë mbrëmjes, njohës të krijimtarisë së tij. Kraja ka treguar se gjuha dhe ambienti ku është rritur kanë pasur ndikim në formimin e tij letrar.

“Unë kam njohur nga afër të folmen me të cilën është shkruar libri i parë i gjuhës shqipe, ‘Meshari’ i Gjon Bu- zukut, dhe kjo medoemos që ka lënë mbresë në formimin tim. Kam folur me gjuhën e Mjedës dhe kjo gjithsesi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në formimin tim letrar… Më është dukur sikur më qarkullon nëpër dej poezia e tij. E kam ditur përmendsh ndonjë këngë të Lahutës së Malësisë ende pa ditur asgjë për Fishtën dhe për veprën e tij. Në Krajë kështu ka ndodhur me ne”, është shprehur ai.

Shkrimtari ka thënë se ai nuk ka pa- sur nevojë të shpik asgjë për shkrimin e veprave të tij sepse magjia buron nga vetë realiteti në të cilin ka jetuar dhe ka mjaftuar që vetëm ta hetojë dhe ta vështrojë atë me kujdes dhe ndjeshmëri.

“Këtë realitet të cilin e kam përfshirë në veprën time, nuk kam pasur nevojë ta shpik, një realitet i jashtëzakonshëm, i çuditshëm, frymëzues, por ndonjëherë i vështirë për t’u perceptuar nga ata të cilët nuk e kanë përjetuar dhe jetuar”, është shprehur Kraja.

Pronari i Shtëpisë Botuese “Onufri”, Bujar Hudhri, i cili ka ribotuar katër romanet e Krajës, ka thënë se Kraja bën pjesë sot ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe.

Ai ka thënë se si botues ka edhe plane të tjera me Mehmet Krajën dhe me dy-tre shkrimtarë të tjerë bashkë me Kadarenë, që të krijojnë një atmosferë artistike, të krijojnë një mundësi, që lexuesi të jetë më afër krijimtarisë së tyre.

“Si botues, jam i sigurt që një krijimtari e tillë e cilësisë së lartë do të kultivojë te studentët, nxënësit, dashamirët e librit, tek të cilët në kohën e shkuar vëmendja ndaj librit ishte maksimale”, ka thënë ai. Për romanet e shkrimtarit Mehmet Kraja kanë folur edhe akademik Ali Aliu, studiuesi Basri Çapriqi, shkrimtari Ibrahim Berjashi dhe përkthyesi Qazim Muja.

“Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë. Gjatë ditëve të zhvillimit të saj, Ulqini shndërrohet në qendër dhe vendtakim të shkrimtarëve shqiptarë dhe atyre nga rajoni. i.k. 

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...