Biznis Klub Anamalit në bashkëpunim me shoqatën „Ora“ për herë të parë organizuan veprimtarinë „Dita e Diasporës 2013“.
Qëllimi i këtij organizimi, sipas organizatoreve, është të thithim invenstitor sa më shumë në këto treva, t’ju bëhet prezantimi dhe njoftimi i emigrantëve më shumë për vendlindje, ku shumica ka një kohë të gjatë që s’kanë qënë. Takimi ka edhe qëllim kulturor , socialo-ekonomik dhe bashkëpunues sa më shumë në të ardhmen.
Manifestimi filloi në oret e pasdrekës në Shas ku u organizuan veprimtari sportive në futboll, volejboll, terheqje litari dhe hedhja e gurit. Nuk mungoi as shetitja nëpër liqenin e Shasit. Pika më nteresante e pjesës sportive ishte tërheqja litarit e një ekipi të fëmijëve nga diaspora dhe një ekipit të fëmijëve vendor. Zinxhiri i vargut ishte i gjatë me dhjetëra metra.
Pjesa e dytë e manifestimit u zhvendos në Kalanë e Shasit. Së pari, organizatorët, pjestarë të diasporës dhe mysafirë në mënyrë simbolike mbollën tre ullinj në rrugën që të çon te kalaja. Pjesa tjetër vazdojë me ciklin të emërtuar ”Të njohim tokën amë”. Qellimi kryesor i kësaj pjese, të përgaditur nga Gazmend Kovaçi kishte të bënte me njohjen sa më shumë të kaluarës së viseve tona. Folën edhe Sabri Salaj dhe Haxhi Shabani.
Ndërsa pjesa qendrore e këtij aktiviteti i organizua në Katërkollë ku prania e njerëzve ishte shumë e madhe. Për qëllimin e aktivitetit, punët e komunës së Ulqinit dhe aktivitetin e diasporës folën Kabil Kurti nga BKA, Nazif Cungu kryetari i komunës së Ulqinit dhe Xheladin Zeneli si përfaqësues i diasporës. Të gjithë njëzëri u shprehen se aktiviteti është i qëllluar dhe se do të bëhet tradicional.
Aktiviteti vazhdoi me pika muzikore popullore të interpretuar me mjeshtëri nga Liridon dhe Liridona Tafica, valle e këngë nga SHA “Tradita“ – Ana e Malit dhe nga SHA“Bashkimi Kombëtar“ – Nju Jork
Nën ritmet e muzikës së lehtë manifestimi vazhdoi deri në orët e vona. /Ulqini Online/