Projekt i madh dhe ambicioz

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Ngjarjet Javore | Ulqin

Banka Gjermane për Zhvillim (KFW) jep 21 milionë euro për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Komunën e Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqin- it, Nazif Cungu, është shprehur se deri tani ky mbetet projekti më i madh dhe më ambicioz për këtë komunë, i cili përveç që do të për- mirësojë gjendjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin tonë, do t’u hapë rrugë investimeve të tjera kapitale, kryesisht në fushën e turizmit.

cungu_rreth_tryezezUlqin – Gjatë javës së kaluar në komu- nën e Ulqinit kanë qëndruar përfaqë- suesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), të cilët bashkë me përfaqësues të komunës së Ulqinit, Ndërmarrjes Publike “Ujësjellës-Kanalizimi” të Ulqinit dhe të Vodakom-it kanë mbajtur takime pune për të diskutuar lidhur me mënyrën dhe mundësitë e implementimit të planit të fizibilitetit për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin e Ulqinit.

Ky plan i financuar nga Banka KFW dhe i hartuar nga kompania gjermane Dahlem, është një dokument shumë i rëndësishem strategjik, i cili përfshin tërë territorin e komunës së Ulqinit dhe

parashikon investime me vlerë 133 916 589 euro në infrastrukturën e ujësjel- lësit dhe kanalizimit.
Në deklaratën për shtyp të Komunës së Ulqinit thuhet se implementimi i këtij plani është parashikuar të bëhet në tri faza. Faza e parë, e cila parashihet të realizohet gjatë periudhës 2014-2017, kap vlerën prej 31 002 633 euro, faza e dytë nga viti 2018-2022 kap vlerën 42 550 952 euro dhe realizimi i fazës se tretë nga viti 2023-2027 do të kushtojë 60 362 589 euro.

Gjatë qëndrimit në Ulqin, përfaqësuesit e Bankës KFW dhe palët e pranishme diskutuan mbi hartimin e një kon- strukti financiar për realizimin e fazës së parë të këtij projekti, për të cilën kjo bankë ka ofruar 20 milionë euro kredi me interes të butë si dhe një grant prej një milion euro që do të shfrytëzohet nga NP “Ujësjellës-Kanalizimi” për përmirësimin e gjendjes së saj teknike dhe financiare. Lidhur me këtë, palët nënshkruan një marrëveshje nga e cila komuna e Ulqinit dhe NP “Ujësjellës-

Kanalizimi” marrin përgjegjësi të reja, të përcaktuara me një dinamikë kohore, përmbushja e të cilave do t’i hapë rrugë implementimit të fazës së parë të këtij projekti.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, është shprehur se deri tani ky mbetet projekti më i madh dhe më ambicioz për këtë komunë, i cili përveç që do të përmirësojë gjendjen e siste- mit të ujësjellësit dhe kanalizimeve në qytetin tonë, do t’u hapë rrugë inves- timeve të tjera kapitale, kryesisht në fushën e turizmit.

Duke falënderuar Bankën KFW për mbështetjen e dhënë, Cungu ka thënë se komuna e Ulqinit është në bisedime me Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm për sigurimin e mjeteve shtesë me vlerë prej 11 milionë euro me qëllim të përmbylljes së konstruktit financiar për realizimin e fazës së parë të këtij projekti që pritet të përfundojë bren- da vitit 2017.

(Kohapress) 

 

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...