Romani sagë në letërsinë shqipe

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Kulturë

Jeta kulturore e shqiptarëve në Mal të Zi ka qenë e dyzuar, në njërën anë nënshtetas të një kombi tjetër, dhe në anën tjetër komunikimi me shtetin e kombit të tyrë ka qenë i ndërprerë

librat_4Ndërsa Fran Camaj me romanet: Rruga e pamëshirshme, Dashuri e dhunuar, Mëshira e pamëshirshme dhe Dosja e tmerrit, i vё themelin romanin realist me lëvrimin tradicional të tij.

Romani Rruga e pamëshirshme është romani i parё që u paraprinë botimeve tё romaneve tjerë dhe krijon romanin sagë në letërsisë shqipe të Malit të Zi. Në romanet e Camaj mbizotëron trajtimi i fatit të një familje që është realiteti dhe i shumë të tjerave, që lidhet me mërgimin dhe me realitetin e ndryshimeve të shekullit XX. Në roman përdoren trajtat dialektore të Malësisë së Mbishkodrës duke i dhënë një vlerë më shumë romanit. Ka botuar edhe përmbledhjen me shkrime publicistike Kohët flasin (enti botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2007)

Anton Gjuravçaj me Vdekja e Valёve, ky roman është një përmbysje narrative, ka zhvendosje kohore dhe mospërcaktim hapësinor, intertekstualitet biblik, historik dhe mitologjik, elemente sur- realiste dhe rrëfim alegorik.

Romanet Vdekja e Valёve dhe Passio, dallohen në korpusin e romaneve tjerë në Mal të Zi, por krahasur me Passion romani Vdekja e Valёve mbetet sprovё. Disa nga krijuesit qё do t’i pёrmendim nё vijim kanë botuar nga një përm- bledhje poetike ose dy, dhe vendet e botimeve janë të ndryshme (Tiranë, Shkodër, Ulqin, Tuz). Renditjen e poetёve e kemi bёrё sipas botimeve tё para tё tyre:

  • Rrok Gjolaj ka botuar vëllimin me poezi Kulla, Shkodër, 1993
  • Hajredin Kovaçi ka botuar vëllimet më poezi: Ecje pambarim, Ulqin, 2000 dhe Fundi është larg, 2007
  • Lumnije Hoxha poetja nga Ulqini deri tani ka botuar dy vëllime më poezi në Ulqin: Shtegu i vashës, 2001 dhe Shpirt i rebeluar, 2005
  • Nikollë Berishaj (përkthyes) ka botuar një vëllim poetik Sub rosa dictum, Tuz, 2001
  • Rrok Berishaj librin poetik në mes të ditës, Tuz, 2001
  • Ferhat Dinosha përmbledhjen me poezi Lama e Doklit, Tiranë, 2003
  • Pater Pashko Gojçaj Sytë e shejtneshes, Tuz, 2003 dhe Takimi i kohëve, 2009
  • Dimitrov Popoviq (përkthyes) ka botuar një vëllim me poezi Përtej shpresës, Podgroricë, 2000
Duam tё theksojmё se nё kuadёr tё Bibliotekёs Jehona kanё botuar nga njё pёrmbledhje poetike: Shqipe L. Dushaj Pse kaq larg…Tuz, 2003 dhe Donika Lulgjuraj Rruga e jetёs, Tuz, 2008.

Fillimi i lëvrimit të
romanit shqip në Mal të Zi
Bahtin thotë se Romani mund të jetë anticip i kthesave të largëta dhe të mëdha vendimtare në zhvillimin e letërsisë ndërsa Edvin Mjur Romani është botëkuptim i ri filozofik i gjithë- sisë e jo ligjet e tij vetiake dhe Kundera thotë se: … historia e romanit (e pikturës, e muzikës) është gjeruar prej lirisë së njeriut, krijimeve të tij tërësisht vetjake…
Jeta kulturore e shqiptarëve në Mal të Zi ka qenë e dyzuar, në njërën anë nёnshtetas të një kombi tjetër, dhe në anën tjetër komunikimi me shtetin e kombit të tyrë ka qenë i ndërprerë; faktorë të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e letërsisë dhe në lindjen e vonë të romanit, i cili është pjesë e romanit bashkëkohor shqiptar.
Mungesa e studimeve të mirëfillta vështirëson klasifikimin e romaneve të parë, por nga sistemimet e recep- timeve të pakta për këtë letërsi, gje- jmë se Ridvan Dibra shkruan: Edhe pse i vlerësoja dy romanet e mrekul- lueshme të Zuvdi Hoxhiqit nuk dija se në Malësinë e Tuzit kishte traditë në

lëvrimin e romanit. Franit i takonte të ishte i pari! ( Ridvan Dibra, në Rruga e pamëshirshme, Tiranë, 2004, f.7) Romani, Rruga e pamëshirshme (Toe- na, Tiranë, 2004) i Fran Camaj është ro- mani i parë, disa muaj më vonë Anton Gojçaj boton romanin Passio (2004), me tipare të mirëfillta moderniste që i hapë rrugë lëvrimit të romanit mod- ern.

Romanet që pasojnë janë: Limani i qetësisë, Hajro Ulqinaku (Toena, Ti- ranë, 2005), Dashuri të palma (2007) Asllan Bisha.

Bisha në të njëjtin vit me botimin e tregimit Nusja e detarit do të kishim shenjat e para të shfaqjes së erotizmit, përmes erosit që tundon etosin në një kontekst letrar (Anton Gojcaj, Ulqin, 2011, f.58).Anton Gjuravcaj me Vdekja e Valëve (Toena, Tiranë, 2009).

Fran Camaj me vazhdimin e botimit të romaneve: Dashuri e dhunuar në vitin 2006 dhe Mëshira e pamëshirshme më 2008 (Toena, Tiranë), kurse para disa muajsh botoi edhe romanin e katërt Dosja e tmerrit (Toena, Tiranë, 2012), krijon romanin sagë në letërsinë shqipe të Malit të Zi.Në ro- mane mbizotëron përshkrimi i përsonazheve, ambjentëve shqiptare, ku narratori i zhvendos ngjarjet në tri mjedise, në Malësi, në Kosovë dhe në Amerikë.

Përmes fatit të një familjeje njohim fatin e shumë familjeve malësore, dhe trazimeve që kaluan në shekullin XX. Personalizimi dhe individualiteti i personazheve jepet përmes trajtave dialektore, dhe është pasuri e leksikut të Malësisë së Mbishkodrës që i jep një vlerë më shumë romanit sepse shenjëzon autoktoninë.

Pra, Camaj i hapi rrugën romanit me romanin realist, që është … një arritje e shënuar e romanit realist shqiptar jo vetëm në letërsinë shqiptare që shk- ruhet në Mal të Zi, por në letërsinë bashkëkohore shqiptare në përgjithësi (Arben Prendi, Malësia, Podgoricë, 2011, f.269).

Romani në Mal të Zi fillon më lëvrimin e romanit tradicional dhe modern; tradicionalia dhe modernia krijohen dhe botohen në të njëjtën kohë. Romani Rruga e pamëshirshme krijon një traditë dhe model shkrimi realist, kurse romani Passio i prish kufijtë e tradicionales dhe krijon modelin e romanit modern.

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...