Shqiponja e botës pagane

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Histori | Kulturë | Uncategorized

Mosnjohja e kësaj historie nuk buron nga mungesa e dëshirës apo dashurisë së shqiptarëve për ta njohur atë, por nga një “krizë identiteti”, kur shqiptarët ende nuk e njohin historinë e të parëve të tyre.

flamuri_blueQë ta dishë ti – më tha profesori – shqiponja dykrenëshe i përket botës pagane, dhe ka një moshë të lashtë 4300 vjeçare të Babilonisë antike! Pastaj e gjen në qytetërimin 3200 vjeçarë të Hititëve, që e kishin trashëguar nga Sumerët [Hawkins:2003], si simbol i zotrave të pushtetit dhe absolutes dhe i atribohej perëndisë Nergal! Lindemans më jep lidhjen e hititëve me shqiptarët [Lindemans:2005], kurse Bryce mendon se Hititët dhe Ilirët kishin të njejtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhë [Bryce:1998]. Por ishte edhe një nga simbolet më të fuqishme të kulturës fenikase! Atë e gjenë në religjionet e lashta misterioze të masonerisë, të persianëve të vjetër, të egjiptasve të vjetër, etj. [Goodman:1989/6], si një filozofi të misterëshme materjaliste, dy kokat e së cilës atribonin fuqinë magjike të saj [Hall:1983]! Në vitin 102 para erës sonë, konsulli romak Marius, dekretoi që shqiponja (me një kokë) të bëhej simbol i Perandorisë së Romës, që më pas të bëhej me dy koka në ndarjen e saj. Edhe tek “indianët” e Amerikës, me adhurim totemik, shqiponja ishte pika nëpër të cilën rridhte energjia në botës, që të shpinte në botën tjetër. Me këtë simbolikë e gjejmë edhe në Azi e Afrikë! Tek keltët, shqiponja me dy krerë, ishte simbol i zotërve binjakë, që posedonin pushtet e gjithëdije [Bamford:2000]. Ky ishte një shpend gjigand, i cili me lehtësi mund të mbante një dem me kthetrat e saj, për ti mbrojtur njerëzit prej tij! Shqiponja me dy kokë gjendet edhe në heraldikën hebrejve [Werlin:2006], dhe meqë ata e konsiderojnë veten si “popull i zgjedhur”, edhe kjo ka rëndësin dhe domethënien e vet [Beker:2008].

Në botën e paganëve, si simbol kozmik e hyjnor, lidhej me emrin e Zeusit, që ishte vetë adhurues i saj dhe pasi vdiq u shëndrrua në shqiponjë! Por, në vësh- trim tjetër, shqiponja mbeti e zezë pasi me urdhërin e Zeusit, në një shkëmb të Kaukazit i dha një vdekje të tmerrëshme perëndisë Promethe [Nicolas:1997]! Shqiponja e zezë përdorej kryesisht në beteja, kurse shqiponja e artë me dy koka, ishte edhe simbol mbreterorë, që shfaqej në amblema e flamuj. Shqiponja konsistonte në një trup të përbashkët që udhëhiqej nga dy koka, njëra mashkull e tjetra femër, por simbolizonte edhe universin që ishte i ndërtuar nga dy forca me të njëjtin dinjitet, nga ato superiore dhe ato inferiore, mbrenda së cilës shpirti arrinte ciklin final dhe fuqinë absolute! Duke qenë kështu, u bë një simbolikë e fuqishme, që u vu në përdorim tek shumë popuj, pse jo edhe te shqiptarët!? [Koha Jonë, 5.7.2006].

Kur jemi te bota pagane, ne nuk mund të anashkalojmë as feniksin – një shpend mitik i legjendave, si qenja më magjike e lashtësisë, një simbiozë e mitologjisë

greke [Barnhart:1995] të perëndive qiellore! Por, për ta parë lidhjen e tij me shqiponjën, ne duhet të dimë më parë se çfarë ishte feniksi? Sipas historianit e poetit Publius Ovidius Naso, feniksi ishte një specie që riprodhonte veten, ushqe- hej me barishta, jetonte 500 vjetë dhe ndërtonte fole në maje të një peme, ku qëndronte deri në fund! Edhe Herodoti fliste për të, megjithse kurr nuk e kishte parë një të tillë! Walker e lidhte me Luciferin (djallin), i cili në besimet e egjiptasve të vjetër, pati një dënim apo flijim në zjarr, ku vdiste dhe rilindëte [New- ton:1914] për ta marrë pushtetin sërish! Kurse sipas Schnoebelenit, ky ishte një zog hyjnor, që digjej në momentin e fundit të jetës dhe rilindëte nga hiri i tij. Sipas Heginsit, ky paraqiste simbolin e përjetësisë dhe prandaj u pranua lehtë në krishterizëm, si simbol i vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit [Heggins:1883].

Në tranzicionin e madh të botës së atëherëshme, konfliktin në mes të krishterëve (që kishin filluar të shpërn- danin doktrinën e tyre) dhe qyteterimit pagan (që nuk pranonte të shëndrrohej në të krishterë), e zgjodhi mendjemrehtësia e perandorëve të mëdhenj të Romës [Gibbon:1914/12]. Konstandini i Madh si ligjërues perandorak e themelues i Konstantinopojës, i mori pagan- izmit simbolin e shqiponjës me dy kokë, simbol që e mbajtën edhe perandorët e mëvonshëm, në gjithë Evropën nga mesjeta deri në kohët moderne. Përmes kësaj rruge hyri edhe në derën e muzakajve, dugagjinasve e të kastriotëve, pa përjashtuar edhe princat arbëresh e epirot.

Këtu mbaroj biseda ime me profesorin. Ardhja e tij këtu nuk ishte e rastësishme. Ai kishte dëgjuar për këtë tubim dhe në fund më tha: “Sidoqoftë, shqiponja është një zog i vetmuar por krenar, që fluturon më lartë dhe më larg se gjithë zogjtë e tjerë, se sado larg që të fluturojë, asnjëherë nuk e humbë rrugën dhe nuk e harron folenë e vet. Edhe ju jeni shqiponja, se për ta kujtuar atdheun tuaj jeni tubuar sot këtu”. Mosnjohja e kësaj his- torie nuk buron nga mungesa e dëshirës apo dashurisë së shqiptarëve për ta njo- hur atë, por nga një “krizë identiteti”, kur shqiptarët ende nuk e njohin historinë e të parëve të tyre.

Edhe pas gjithë kësaj bisede, enigma mbeti e hapur: përse me dy krerë? Mu duk se ai u kënaq me bisedën e rastësishme që patëm bashkë, kurse unë u befasova, kur gjatë përshëndetjes lam- tumirëse, vura re një shqiponjë të artë dykrenëshe të varur në qafën e tij!

Më falni që nuk ua shpjegova dot historinë e shqiponjës, u dhashë vetëm pak legjenda që janë sajuar në adresë të saj, bashkë me referencat që më sygjeroj profesori më pas, në postën elektronike. E solla këtu bisedën time me të, duke shpresuar se një lexues i këti shkrimi, do të inkurajohet të sjellë një histori më të besueshme, që pastaj ta lexoj edhe unë, e ti tregoj birit tim të vërtetën mbi shqiponjën.

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...