ekipi_kukesitKukësi do të ketë përballë Trabzonsporin turk në fazën e “play-off”-it të Ligës së Europës, ndërsa Skënderbeu do të sfidojë Chernomorets Odessa, skuadrën ukrainase ku aktivizohen edhe dy lojtarë shqiptarë, Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Mund të kishte edhe më keq nga përvijimi paraprak i vazove të shortit të hedhur mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës, megjithatë tashmë vështiorësia për dy skuadrat tona rritet ndjeshëm.

Si futbolli turk, ashtu edhe ai ukrainas, janë shumë herë më lart se futbolli ynë, në cfarëdolloj klasifikimi dhe mbështetjeje financiare, në rang klubesh dhe kombëtaresh, ndaj pritshmëritë e shumta duhen vetëpërmbajtur. Megjithatë, kuksianët e kanë shkruar tashmë historinë e tyre në debutimin që bënë në Kupat e Europës, i kanë kaluar tri ture të Ligës së Europës, ndërsa Skënderbeu i bashkohet fazës së “play-off”-it të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube pasi luajti dy ture në Champions. Kaloi me sukses Neftci Baku, por më pas u eliminua nga  azerët e Shakhter Karagandy.
Ndeshjet e para do të luhen më 22 gusht, ndërsa ato të kthimit më 29 gusht. Korcarët dhe kuksianët i luajnë ndeshjet e parë në fushë kundërshtare.
Mbi dy kundërshtarët Cernomorets është një klub ukrainas, që përfaqëson qytetin e Odesës, i themeluar në vitin 1936. Ai i luan ndeshjet në “Stadion Chornomorets”, që ka një kapacitet prej 34164 vendesh. Sa u përket trofeve kombëtarë, Cernomorets ka fituar dy Kupa të Ukrainës, në edicionet 1993/1994 dhe 1992. Nënkampion në kampionatin ukrainas ka dalë në sezonet 1995/1996 dhe 1994/1995. Për sezonin e ri futbollistik 2013-2014, pas katër javësh kampionat, Cernomorets Odesa pozicionohet në vendin e tetë, me 5 pikë, nga 16 skuadra që ka “Premier League” e këtij vendi.
Trabzonspori është një klub futbolli turk, i themeluar në vitin 1967, që përfaqëson qytetin me të njëjtin emër. Kjo skuadër i luan ndeshjet në “Hüseyin Avni Aker Stadyumu”, me kapacitet prej 24169 vendesh. Kundërsdhtarët e Kukësit e kanë fituar 6 herë titullin kampion në Turqi, në sezonet 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1976/1977, 1975/1976.
8 herë ka fituar Kupën e Turqisë, në sezonet 2009/2010, 2003/2004, 2002/2003, 1994/1995, 1991/1992, 1983/1984, 1977/1978, 1976/1977, ndërsa Superkupën e Turqisë e ka bërë të vetën po 8 herë, në edicionet 2010/2011, 1995/1996, 1983/1984, 1980/1981, 1979/1980, 1978/1979, 1977/1978, 1976/1977. Pra, sikurse shihet, kemi të bëjmë me një skuadër të shumëtrofeuar, me traditë dhe histori pozitive në futbollin turk. Kujtojmë se me këtë skuadër ka luajtur edhe ish-sulmuesi i njohur i kombëtares kuqezi, aktualisht drejtor teknik i saj, Alban Bushi, në vitet 2001-2003.
Për sezonin e ri futbollistik turk, që pritet të nisë më 16 gusht, Trabzonspori është përforcuar ndjeshëm me lojtarë cilësorë dhe me emër në skuadrat europiane. Të tillë janë: portugezi Bosingua, që ka luajtur së fundi në Angli me Celsin dhe QPR-në, apo francezi Florent Maluda, që ka luajtur po ashtu në Angli me Celsin, në 6 sezonet e shkuar

 

Ndeshja Kukesi – Trabzonspor , zhvillohet  me date 22 gusht , ora 19 e 30 ne “ Qemal Stafa”, ajo e kthimit ne Trabzonspor me 29 gusht 2013.