AKTIVITETI 6- MUJOR I SHOQATËS SHQIPTARO- AMERIKANE " ANA E MALIT"

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Lajmet e Shoqatës

Të nderuar bashkëatdhetar,

E ndijejmë përgjegjësi që për hir të transparencës, t’ju njoftojmë për punën dhe aktivitetin e deritashëm të Shoqatës.

Aktiviteti i deritashëm i Shoqatës,duke mos përfshirë mbledhjet mujore të Kryesisë apo Bordit Drejtues të Shoqatës,mund të përmblidhet sa vijon: –

Zgjedhja e Kryesisë së re e Shoqatës(13 Janar 2013-Staten Island);

– Pjësëmarrja e Shoqatës në protestën paqësore para OKB-së në solidarizim me kërkesat e drejta të bashkëkombasëve tanë të Luginës së Preshevës. Me këtë rast, SH.SH.A. ” Ana e Malit” në bashkëpunim me Fondacionin ” Plavë e Guci”(NY), Shoqatën Atdhetare “Kraja” ( NY) dhe Shoqatën ” Ulqini” ( Çikago) reaguan përmes një deklarate publike kundër heqjes së lapidarit të dëshmorëve në Preshevë nga ana e policisë serbe ( Shkurt, 2013);

– Pjesëmarrja e Shoqatës në 5-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 20-Vjetorit të themelimit të SH.K.A. ” Bashkimi Kombëtar” në Bronx (NY) me 17 Shkurt 2013 . Gjithashtu Shoqata jonë muar pjesë ( përmes përfaqësuesit të vet) në 5-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të organizuar nga gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria”, me 16 Shkurt 2013 në NY;

– Pjesëmarrja e disa anëtarëve të Bordit të Shoqatës dhe disa aktivistë të tjerë në shpërdarjen e mobiljeve për pjesëtarët e komunitetit të cilët kanë pësuar dëmtime materiale nga uragani “Sandy” i cili goditi pjesët bregdetare të NY në muajin Tetor, 2012. Ky aksion u realizua në bashkëpunim me Shkollën “Eden II” në Staten Island dhe brenda dy javëve të muajit Shkurt 2013 u organizuan dy aksione;

– Organizimi i Mengjezit të punës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, me ç’rast u dhanë mirënjohje disa femrave për aktivitetin e tyre të dalluar në diasporë dhe vendlindje ( 9 Shkurt 2013 në “Vanderbilt” – Staten Island);

– Pjesëmarrja e Shoqatës në takimin e Ministrit të Diasporës së Kosovës me komunitetin shqiptar të New York-ut, mbajtur me 28 Prill 2013 në hotelin Royal Regency (Yonkers, NY);

– Organizimi i Turnirit në Futboll të vogël me qëllim mbledhje fondesh me dedikim për Shkollën “Ylber Shprese” në Katërkollë-Anë të Malit ( 5 Maj 2013- Staten Island); – Pjesëmarrja e Shoqatës në mbrëmjen festive me rastin e 5- vjetorit të themelimit të Televizionit shqip “Alba Life”,organizuar me 25 Maj 2013 në Staten Island ( NY). Në këtë mbrëmje Shoqatës” Ana e Malit” iu dha çertifikatë mirënjohjeje nga TV ” Alba Life” respektivisht nga themeluesit e saj, z. Qemal dhe znj. Kozeta Zylo;

– Shoqata jonë, bashkë me Shoqatën Atdhetare ” Kraja” reaguam lidhur uzurpimin e pronave shqiptare dhe arrestimin e grupit shqiptar në fashatin Martinaj të Plavës e Gucisë nga ana e policisë malazeze ( Maj 2013);

– Mbajtja e Piknikut Tradicional ( 26 Maj 2013 ) në FDR Park në Yorktown Hights ( NY);

– Me 1 Qershor 2013 përfaqësuesit e Shoqatës ” Ana e Malit” vizituan komunitetin shqiptar në Worcester me ç’rast u pritën nga udhëheqësia e Shoqatës ” Kombi”;

– Shoqata bëhet pjesë përbërse e organizimit të Paradës Shqiptare në Mahhattan (NY) ,e cila u mbajt me 22 Qershor 2013;

Aktiviteti humanitar dhe donacionet e Shoqatës për 6- mujorin e parë të vitit 2013

Në Vendlindje:

– $ 4000 për Shkollën për Fëmijë me aftësi të kufizuara ” Ylber Shprese” në Katërkollë ( Anë të Malit);

– $ 1500 për Shoqatën ” Ora” , respektivisht ndihmë finaciare për organizimin e manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”;

– $ 1000 Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim” Sirena” në Ulqin;

– $ 1000 për manifestimin ” Garat e recituesve të rinj ” të organizuar nga Fondacioni ” Studenti” me 1 Qershor 2013 në Ulqin;

– $ 1000 për revistën e nxënësve të SHF ” Bedri Elezaga” në Katërkollë;

– $ 1000 ndihmë financiare për dy bashkëvendasit të sëmuar, me qëllim të lehtësimit të përballimit të shpenzimeve të shërimit të tyre;

– $ 700 për realizimin e ekspozitës së fotografive të fotografit të parë nga Ana e Malit Dan Xhurreta ( 1921-2008). Ekspozita u realizua në Ulqin në muajin Mars, 2013;

– $ 400 për Ligën Futbollistike në Anë të Malit , respektivisht ndihmë financiare për rrethimin e fushës së futbollit në Katërkollë( Prill, 2013);

Në Diasporë:

– $ 500 Shkollës Shqipe në Bronx ( NY);

– $ 500 Shkollës Shqipe ” Alba Life” në Staten Island dhe Brooklyn ( NY) ;

– $ 500 Organizatës ” Rrënjët Shqiptare” me rastin e organizimit të Paradës Shqiptare me 22 Qershor 2013 në Manhattan (NY).

Gjithsejt donacione në formë ndihmave financiare, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013 u dhanë $ 12,100 dollarë.

Të nderuar bashkëatdhetar,

Shoqata Shqiptaro- Amerikane ” Ana e Malit” falenderon anëtarët e kryesisë dhe anëtarësinë e gjërë të Shoqatës si dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit për kontributet e tyre të çmuara dhe për punën tuaj të palodhur në organizimin e aktiviteteve fond-mbledhëse, pagimin e anëtarësisë si dhe kontributet e tjera materiale ndaj Shoqatës. Pa kontributet e juaja financiare nuk do të mund të realizohet programi dhe misioni i Shoqatës tonë dhe jemi të bindur se as në të ardhmen ,këto kontribute nuk do të mungojnë. Falë zemërgjerësisë tuaj ne do të jemi në gjendje që edhe në të ardhmen të vazhdojmë të merremi me aktivitete humanitare dhe me aktiviteteve të tjera që kanë të bëjnë me ruajtjen e gjuhës, traditës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë.

Shoqata Shqiptaro- Amerikane ” Ana e Malit”

Gusht 2013

112 Victory Boulevard Staten Island NY 10301

www.anaemalit.org

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...