”Passio”, një roman intertekstual

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Kulturë

Letërsia shqipe në Mal të Zi (4)

Tiparet moderniste në romanin Passio të Anton Gojçaj janë shenja që kjo letërsi kërkon shprehje të reja ne formë dhe përmbajtje. Passio shmanget nga tradicionalia drejt modernes; modernizmi kërkon larmishmëri stilesh përmes kërkimit të se resë në letërsi në raport me traditën.

passio_libriNë romanin Passio ka përhyerje në formë e trajta shkrimi duke sjellё risi në diskursin letrar, shkrimi modernist arrihet …duke shprehur devijime të dallueshme nga diskurset e mëparshme të letërsisë

Në romanin Passio këto shmangiesh- faqen përmes një loje ndërkomunikimesh diskursive:
• Diskursit filozofiko-letrar

Kështu është në këtë botë, po s’deshe ti të biesh në fund, vjen fundi tek ti dhe të merr me vete. (Passsio, f.21)
Më në fund, njeriu e krijon pikturën e jo piktura njeriun. (Passio, f.73)

• Diskursit dialektor
Përmes këtij diskursi karakterizohen personazhet, dhe harmonizimi i trajtave dialektore me gjuhën standarde është një element estetik i arrirë në roman.
me i la mushknit (Passio, f.39)

Ka m’ta gjet’ nana i nuse ci ka me da n’kish’ t’Traboinit, vec edhe noj vjet, sa t’rritesh… (Passio, f.43)

Gjith’ dreqi i mallkua’ e ka rrugën ktej, e s’i dihet (Passio, f.48)
-Moter a t’lypet ma vllau? (Passio, f.62) -Nan’, prit i her’, se na s’e dim’ as sa dit’ do me nëjt Zefi k’tu.

• Diskursit biblik i shkrirё nё diskursin e narratorit

I gjithë romani është një lojё diksursesh, por mbizotërimi i theksuar i diskursit biblik bën që ai të shkrihet brenda dis- kursit tё narratorit.Duke i rikuptimësu- ar parabolat biblike i bën pjesë dalluese të stilit të tij.

Kujtohu si thotë mësuesi në librin shenjtnuk mund t’u shërbesh dyzotërinjëve në të njëjten kohë. (Passio, f.24)
Çka është e pamundur për njeriun, nuk është e pamundur për Zotin (Passio, f.65)

Thjesht, kush ka nevojë mund të vijë këtu vetë. Ata që kanë nevojë janë shumë, por rrugën vetëm disa individë.

E kuptoj që barra jote është e rëndë. (Passio, f.24)
Kur arriti në majë, Ai Që Nuk Qeshet Kurrë ra përmbys.Dhe e puthi tokën. Pastaj me vendosmërinë e kureshtarit rrebel, u cua për të tretën herë, e gjeti njëfarë rrase pak më të madhe dhe ndenji mbi të. (Passio, f.45-46)

• Shfaqja në mënyrë refuzuese ndaj tra- ditës pёrmes:ironisë, citimit, parodisë dhe pastishit, ku ironizohet dhe par- odizohet çdo zakon që fshihet nё anën e traditës që duhet tejkaluar.

Ky refuzim shenjëzohet edhe përmes tematikës,teksti ka ndërthurje të dy tematikave asaj universale dhe shqiptare.

Shenjëzimi refuzues ndaj traditës jepet përmes dy botëve asaj në Amerikë ku jepet boshësia e njeriut, jeta vetmitare e artistit, dhe në Malësi në vendlindjen e Jozefit, tw cilin e pret e kaluara “e harruar” dhe koha e pajetuar.

Karakteri i theksuar intertekstual është një tipar tjetër dallues i romanit Passio, madje mund të themi se pikërisht elementet e theksuara të mitit biblik, ndërthurja e tyre krijon një model të ri shkrimi në korpusin e romanit shqip në Mal të Zi.

Elementet e intertekstit biblik në Passio

Objekt i intertekstualitetit bëhet gjetja e pranisë së një teksti në një tekst tjetër. Intertekstualiteti nuk është pra të zbu- luarit e një dukurie të re, por të parashtruarit e një mënyrë të re të menduari dhe të mbërthyeri të formave të pikëtakimeve të hapura apo të fshehura ndërmjet dy tekstesh (Nathalie Piergayderi te ne e gjejnë

Gros, Prishtinë, 2011, f.17).
Në Passio është marrë miti biblik i Historisë së Jozefit nga Dhjata e Vjetër.
Në letërsi gjithmonё ka mbizotëruar marrja e parabolave biblike, sidomos në letërsinë modernë që zhvillon format më të ndërliqshme letrare individ- uale (Sabri Hamiti, Tiranë, 2009 f. 171). Pikëtakimet intertekstuale të elemeteve biblike në roman do t’i japim pёrmes pjesёve tё shkёputura nga tek- stet dhe krahasimin e tyre, në mënyrë që t’i konkretizojmë elementet biblike dhe rifunksionalizimin e tyre ne roman. E gjithë parabola biblike dhe miti është risemantizuar, por qё në thelb in- terteksti dhe mitit biblik është i theksuar.

Pjesё e tekstit nga Bibla, Dhjata e Vjetër

Historia e Josefit

Jozefi kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeҫ, ruante grigjën e t’et bashkë me vëllezërit e vet.
Jozefi ishte ende i ri e shkonte me bijtë e Bilhës dhe të Zelfës.

Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve.
(56, Zanafilla 36, 37, IV)

Lartësimi i Jozefit

Takimi o parë i Jozefit me vëllezrti e vet
Jozefi i njohi, u foli më ashpër se njerëzve të tjerë nga se mbahej si i huaj

(Zanafilla, 42, f.62)
Ai edhe ia ndërroi emrin dhe e quajti në gjuhën egjiptianë

Safanet Fanek (që përkthehet shpëtimtari i botës) … ( Zanafil- la, 41, 42, 61.)
S’voni dhe u përhap menjëherë fjala në shtëpinë e faraonit:”erdhen vëllezrti e Jozefit!”U gëzua faraoni dhe gjithë familja e tij.” (Zanafilla 45, 46, f.66)

Prita e Jozefit

Kur e pa, iu qep në qafë dhe ngryk- ngrykas qau gjatë.Izraeli i tha Jozefit:”Tash pasi të pashë me sytë e mi se je gjallë dhe po të le pas, do të vdes i kenaqur” (Zanafilla 46,47, f.67)

Pjesë e teksti nga romani Passio

Levizësi i parë i këtij rrëfimi doli nga një ëndërr.
Jozefi pa një ëndërr të cuditshme, e cila, gjoja, u zhvillua në vendlindjen e tij, që ishte mijëra kilometra larg vendit ku kishte shtratin tani. (f.5)

Pas kaq vitësh përseri në vendlindje.Por i huaj (f.40)

Krejtësisht I huaj, me emrin e një të huaji-Jozef Montanaro. (f.40)
Grishja e faraoni
Ke ba sevap me anën ci ke ardhë.Tash munet me dek, e shuemja. (f.67)

Më sipër kemi shkёputur disa pjesë nga Bibla dhe disa nga romani Passio, ku theksohen raportet e ngjajshme mes dy teksteve. (Pikëtakimet apo raportet e ngjajshme janë)Ne të dy tekstet personazhet kanë humbur rrugёn: janë të huaj, larg vendlindjes, larg prindërve.

Pra, ka humbje te djalit, ka ndёrrim emri në të dy tekstet, ka largim nga vendlinjda, ka rikthim, gёzim nga nena (në romanin Passio), babai qё merr vesh se djali i tij jeton (Historia e Jozefit , Dhjata e Re).

Ka personazhe biblike:

Jozefi, Gjoni

Ka situata biblike:
Ngadalë, sikur të ecte rrugës së kalvarit, filloi t’i qepej kodrinës para tij. (Passio, f.45)
Por kryqi i padukshëm që mbante këtë mbrëmje në shpinë nuk ishte aspak i lehtë. (Passio, f.45)
Kur arriti në majë, Ai Që Nuk Qeshë Kurrë ra përmbys.
Dhe e puthi tokën. Pastja me vendosmërinë e kureshtarit rrebel, u cua për të tretën herë… (Passio, f.45)
Moral biblik:
-por asnjëri prej nesh nuk ështëi përjetshëm… (Passio, f.10)
Thjesht, kush ka nevojë mund të vijë këtu vetë. Ata që kanë nevojë janë shumë, por rrugen deri tek ne e gjejnë vetëm disa individë.

Kohë pas kohe. Kush e gjen, e gjen! (Passio, f.23)

Ti e ke humbur besimin në bariun, e bariu ende po të kërkon.
Zhurmat e kësaj bote t’i kanë mbushur veshët e ti nuk e dëgjon zërin e tij. (Pas- sio, f.24)

Të gjitha këto elemente vërtetojnë praninё e theksur të intertekstit biblik nё roman.
Romani Passio është shenja dhe modeli i një letërsie që kërkon të dalë nga folk- lorizmat, të cilat kanë ardhur për shkak të mbylljës së saj.

Përfundime

Letërsia shqipe që krijohet sot në Mal të Zi njihet shumë pak, mungesa e re- ceptimeve, studimeve apo mosnjohja e kësaj letërsi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni na ka bërë që të ishim sa më tëpёrmbledhur nё përzgjedhjen e materialeve të pakta ekzistuese (dhe jemi tё vetёdijshёm se ndonjё autor dhe vepёr mund tё ketё mbetur jashtё vёmendjes sonё).Kemi arritur në për- fundime se kjo letërsi fillon të boto- hohet në vitin 1980 me poezitë e Nol Berisha, Ibrahim Berjashi dhe Anton Berishaj, dhe se viteve të fundit kemi rritje të numrit të botimeve.

Kjo letërsi fillon qe në vitin 1980 me themelimin e revistёs “Koha” qё u dha mundësi të gjithë krijuesve të botonin. Deri në vitin 2000 kjo letërsi më shumë arrin të mbijetoi sesa të krijoi.

Pas viti 2000 kemi një ringjallje, sepse fillojnë të krijojnë dhe botojnë më shume, dhe në vitin 2004 lindë romani. Në të njëjtën kohë lëvrohet romani tradicional me romanet e Fran Camaj, dhe ai modern me romanet e Anton Gojçaj dhe Anton Gjuravçaj.

Romane të cilat shfaqin tipare modern- iste dhe shenjëzojnë kërkesën e kësaj letërsisë për stile të reja, në mënyrë që të dalë nga folklorizmat dhe mbyllja për shkak të ruajtjës së identitetit.

Të dhënat e pakta biografike që kemi dhënë pothuajse për çdo autor dhe vepër kanë qenë të nevojshme në puni- min tonë, sepse vetë natyra e punimit na ka detyruar në mënyrë që të krijonim një ide më të saktë për këtë letërsi.

Ky punim dhe këto përfundime nuk synojnë të përmbajnë një karakter shterues apo gjithëpërfshirës, sepse vetë cikli i parë i studimeve bachelor na kufizon.

 

 

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...