ekipa_anaemalitFitorja e ekipit futbollistik ” Ana e Malit” në turneun ndërkombëtarë i cili u mbajt në Milano të Italisë me 11 dhe 12 tetor të këti viti, është një arritje e veçantë,jo vetëm  për djelmoshat e këtij ekipi por edhe për të gjithë anamalasit kudo që jetojnë si dhe për të gjithë sportdashësit e  shqiptar.

    Ndjehemi shumë krenar për punën e palodhur, vullnetin dhe talentin e pjesëtarëve të këtij ekipi të cilët përfaqësuan me dinjitet sportin e futbollit të Anës së Malit në turneun e Milanos.

    Shoqata “Ana e Malit” me seli në Nju Jork i përcjellë urimet më të sinqerta ekipit futbollistik ” Ana e Malit” me rastin e kësaj fitoreje dhe njëherit  dëshiron që edhe në të ardhmen këtë ekip t’a përcjellin suksese të vazhdueshme në sportin përkatës.

 

 

Shoqata Shqiptaro-Amerikane

         ” Ana e Malit”

 

       NY,  14 Tetor 2013