Me 2 Shkurt 2014 në sallën sportive Victory Sports Arena në Staten Island ( NY), Shoqata Shqiptaro-Amerikane ” Ana e Malit” organizoi turnirin e radhës në futboll të vogël me qëllim mbledhje fondesh materiale për shkollat me fëmijë me aftësi të kufizuara.

Interesimi i komunitetit shqiptar për këtë turnir ishte i madh, andaj u paraqitën dhe garuan 16 ekipe futbollistike, me lojtarë të komunitetit shqiptar me prejardhje pothuajse nga të të gjitha trevat shqiptare.Ekipet pjesëmarrëse u ndanë në 4 grupe:
Grupi 1 :

  1. ” All Stars”
  2. ” Vëllazërimi”
  3. ” Shqiponja”
  4. ” FC Illyria”

Grupi 2 :

  1. ” Kraja”
  2. ” FC Dinamo”
  3. ” Kosova”
  4. ” Rrënjët Shqiptare”

Grupi 3 :

  1. ” Korabi NJ”
  2. ” Cemi”
  3. ” Rumia”
  4. ” Ana e Malit”

Grupi 4 :

  1. ” Korabi”
  2. ” Koha”
  3. ” Ulqini”
  4. ” Rexha Bros”

Sipas rregullave të aprovuara të futbollit, dy ekipet nga secili grup që grumbullojnë pikë më shumë , avancohen në rrethin e dytë të garës apo në çerek finale. Epiket që u kualifikuan në çerek finale ishin: ” All Stars”, ” Ana e Malit”, ” Cemi”, ” FC Iilyria”, ” Kosova”, ” Rexha Bros”, ” Ulqini”, dhe ” FC Dinamo”

Pas disa lojrave tepër konkuruese,në gjysmë finale u gjinden ekipet ” All Stars”, ” FC Illyria”, ” Kosova”, dhe ” FC Dinamo”.Vendin e tretë në turnir e fitoi ekipi ” Kosova”,pas egzekutimit të penalltive ndaj ekipit ” FC Illyria”, kurse finalja u zhvillua në mes ekipit ” All Stars” dhe ” FC Dinamo” ku ekipi ” All Stars” fitoi me rrezulltatin 2:0 ndaj ekipit ” FC Dinamo” dhe me këtë fitore u shpallën fituesit e turnirit.

Lojtari më i mirë i turnirit u shpall Naim Kurti i ekipit finalist ” FC Dinamo”, kurse portieri më i mirë u shpall Kremtim Koliqi nga rradhët e ekipit fitues ” All Stars”.
Realizimin e turnirit fotbollistik ndihmuan aktivistët dhe anëtarët e bordit së Shoqatës ” Ana e Malit”:

  • Albert Salaj
  • Suad Gjeka
  • Agim Ceka
  • Leonard Koçi
  • Agim Llunja
  • Mirsad Çapriqi

Shperblimet për ekipet dhe sportistët që u dalluan edhe kësaj rradhë u sponzoruan nga anëtari i bordit Leonard Koçi.
Shoqata ” Ana Malit” falenderon të gjithë ekipet për pjesëmarrjen si dhe për sjelljen sportive të lojtarëve të tyre,të cilët kontribuan që ky turnir të zhvillohet në një atmosferë mirëkuptimi dhe vëllazërore.
Gjithashtu, Shoqata falenderon të gjithë pjesëtarët e kumunitetit shqiptar, të cilët ndan kohën e tyre dhe të cilët treguan interesim për turnir me prezencën e tyre me një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

Shërbimi Informativ i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”- NY 3 Shkurt 2014