Plisi – Miti i origjinës së pëllazgëvë hyjnorë

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Histori

plisi

Një gjë marrim ne përsipër : Gjithsçka sa kemi sqaruar në lidhje me historinë, është e bazuar mbi llogjikën e fakteve … Në qoftëse do të merren me to njerëz të tjerë, më të zotë dhe më të ditur se ne, ata do të jenë të shoqëruar në punën e tyre nga bekimet tona më të zjarrta. Pashko Vasa (1825 – 1892) « E vërteta mbi Shqiperinë dhe shqiptarët »

Mbulesa tradicionale të kokës

Për Koha Javore:
Fatbardha Demi

Si simbol i Beogradit , kryeqytetit te Serbise, ngrihet madhështore Kolona “Fitimtari i Kosovës” (e përuruar me 7.10.1928) kushtuar , sip- as medias serbe, fitores në Fushë Kosovë mbi turqit. Statuja shpreh forcën ushtarake (kolona, trupi nudo i mashkullit dhe shpata) si dhe mbrojtjen hyjnore (shqiponja). Modeli i monumentit, e ka origjinën tek tradita e Pellazgëve të lashtë, të cilët ngrinin shtylla të gurta mbas çdo fitoreje. Këtë fakt na e dëshmon Diodorit ( Diodorus Siculus, shk 1 pK) i cili pohon se faraoni Sheshoshi (Sesostri) ndërtoi shtyllat në formën e organeve gjinitale të burrit, në rastin e popujve luftarak, duke besuar se mënçuria e shpirtit të çdo populli do të shfaqet qartë në brezat pasardhës nga pjesa kryesore e trupit (1)

Natyrën jo sllave të këtij monumenti e dëshmon edhe mbulesa e kokës , origjina e së cilës, lidhet me mitet Pellazge dhe në të gjitha format e saj historike, ka qenë karakteristikë e veshjes tradicionale të Shqipetarëve deri në ditët e sotme. Sa e lashtë është mbulesa e kokës së shqipetarëve ?

Siç ka ndodhur edhe në studimet e tjera për traditën e Kombit tonë, edhe kjo temë të çon në periudhat më të herëshme të historisë njërëzore. Për të ndjekur këtë rrugë dhjetra mijë vjeçare, si udhërrëfenjës do të përdorim mjetet e mbijetuara nga ajo kohë e largët: GJUHËN pellazgo-shqipe, gjetjet arkeologjike dhe mitet.
Mbulesa tradicionale e kokës (sot e përdorur vetëm nga meshkujt) në shqip emërtohet Qeleshe, Plis, apo Qylaf . Pikërisht, tek dy emërtimet e para do të nis edhe studimi ynë. Emërtimi Qeleshe tregon se materiali i përdorur është leshi i bagëtisë. Sipas legjendave popullore të trashëguara nga periudha Ilire, Qeleshia punohej prej leshit të deles i shkelur (i shtypur me këmbë). (2)

Punimi me leshin e deles i Qelesh- es, kishte një domethënie, sa historike aq edhe besimtare.
Në kohën kur njeriu primitiv, filloi « të vriste mëndjen » duke shfrytëzuar natyrën jo vetëm për t’u ushqyer, siç veprojnë kafshët, mund të themi se nis edhe historia e NJERIUT të sotëm. “Njeriu, pohon Mircea Eliade (1907 -1986), është produkti përfundimtar i një vëndimi të marrë që në Krijim (al principio del Tempo): të vrasë për të jetuar”.(3)

Materialet arkeologjike tregojnë se kafsha e parë e zbutur prej tij ka qenë delja (para 8000 vjetësh). Studiuesja M.Gimbutas (1921- 1994) pohon se delet dhe dhitë, përbëjnë 90% të kockave të gjëndura në shtresat neolitike. (4) Me delen nisi edhe profesioni i bariut, emer që simbolikisht e mori mbreti në lashtësi (mbreti-bari) dhe drejtuesit e besimit kristian (bariu i tufës së besimtarëve).

Delja bën pjesë në të njejtën familje (caprinae) sikurse edhe dhia. Mishi dhe qumështi i saj janë një ushqim që sigurohej lehtë, ndërsa lëshi i dëndur, ritej shpejt dhe ngrohte shumë. Përgjithësisht leshi i saj është në ngjyrë të bardhë. Ngjyra e bardhë është zotëruese në veshjen shqipetare. Në lashtësi ngjyra, forma apo materiali për objekte të rëndësishme, kishte një domethënie beimtare

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...