Talentia Dea Elezaj shkëlqen në Carnegie Hall

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Diaspora | Kulturë

Carnegie HallBeqir SINA – New York

dea_elezajNEW YORK CITY : Të mërkurën, më 11 mars, në përvjetorin e katërt të tërmetit dhe cunamit që shkatërroi pjesë të Japonisë në vitin 2011, Kori i Talenteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut, e udhëhequr nga Elizabeth Nunez, u bashkua me korin e Talenteve të Reja nga Japonia, dhe të tjera nga mbarë SHBA, në një festival për të përkujtuar datën e fakeqësisë natyrore në Stern Auditorium në Carnegie Hall.

Përfitimet materiale së bashku me koncertet e tjera, në formën e donacioneve, thanë se do të dërgohen në zonat e prekuara prej cunamit, që shkatërroi një pjesë të Japonisë në vitin 2011.

Koncerti i parë,në kuadrin e mbledhjes së ndihmave,  u zhvillua të Mërkurën (11 Mars 2015 në orën 8 në mbrëmje), në Isaac Stern Auditorium, sallën Ronald D.Perelman në Carnegie Hall në Manhattan – New York, dhe titullohej :”New York, Chours festival”. Ai u organizua në bashkëpunim me agjencinë Japoneze të bashkëpunimit kulturor e artistik – Konsullatën Japoneze në New York, me qëllim mbledhjen e fondeve materiale, për viktimat dhe familjet e të prekurëve nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë katër vite më parë.

Ky Festival, i cili do të vazhdoi për disa ditë, edhe në qytete të tjera në SHBA- është sponsorizuar dhe mbështetur nga Konsullata e Përgjithshme e Japonisë në NY, Këshilli i Marrëdhenieve me Jashtë në Ministrin e Jashtme të Japonisë, Organizata Asahi Shimbun e Marrëdhënieve Sociale, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Japonezo – Amerikane, Shoqata e Miqesise Amerike-Japoni, Groupi i Komunikimit Ndërkombëtar Fujisankei, dhe organizata të tjera.

Në koncertin e Nju Jorkut, merrnin pjesë 3 grupe nga Amerika edhe 2 grupe të ardhur enkas nga Japonia për këtë qëllim si: Young People’ Chorus of New York,(pjestare e të cilit është edhe talentia shqiptare Dea D. Elezaj),Vocal Ensemble Anima (Japan),The Nippon Club Women’s Chorus(USA),The Amapola Women’s Chorus (Japan) & SoHarmoniums Women’s Choir (USA).

Në një shikim shumë të veçantë të programit, nga “Kori i Talenteve të Reja të Qytetit të Nju Jorkut – Young People’ Chorus of New York”, e udhëhequr nga muzikantia e njohur Elizabeth Nunez, është padyshim pjesëmarrja dhe preformanca e shkëlqyer, e cila është duartrokitur gjatë, ndaj talentes shqiptare – 15 vjeçares Dea Elezaj. Një këngëtare, njohur tashmë në komunitet dhe e duartrokitur më parë, edhe në festivalet e muzikës shqiptare, si Festivali i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe festivalet e tjera të fëmijëve shqiptarë në SHBA. Dea, ka dalë në skenë nga shkolla shqiptare e muzikës, si “produkt” i ish kitaristit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, Edi Xhani, i cili është mësuesi i parë i saj.

Muzikani i njohur Edmond Xhani, ka thënë, vite më parë, se ajo të ngjiste shkallët e suksesit:” Dea Elezaj – është një këngëtare, e vogël – por, që premton shumë për të ardhmen. Interpretimi i saj është i saktë, ku bie në sy sidomos vokali i ëmbël i saj si dhe shqiptimi mjaft i mirë i fjalëve të këngës”.

Gjithashtu, vlen të përmendet se 15 vjeçarja shqiptare Dea Elezaj, është e njohur për shqiptarët e Amerikës, edhe për këndimin e dy hymneve kombëtare, të, të dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë në disa aktivitete të rëndësishme kombëtare, në komunitetin shqiptar, festën e flamurit dhe pavaresine e Kosoves.

Dea, është bërë pjesë e Korit të Talenteve të Reja në Nju Jork :” Young People’s Chorus of New York” dy vjet më parë, që kur ajo këndonte në divizionin Cantare, të këtij kori, mbasi ajo kishte kaluar nëpër një experience të pasur më parë me korin e fëmijëve të Metropolitan Opera.

Drejtuesit e këtij programi dhe sidomos udhëheqësia dhe badhkëthemeluesja e :” Young People’s Chorus of New York”, Elizabeth Nunes, është shprehur me fjalët më të mira, për Dean – talentin e shkëlqyer shqiptar, siç e quan ajo atë – duke vënë në pah së pari talentin e saj  – njëkohësisht, Nunes, ka shprehur edhe respektin më të madh për punën e ndihmesën e Dea’s, në mbarëvajten e programit të këtij kori të talentuar njujorkez, të, të rejave .

Këtë e tregon më së miri edhe fakti në përzgjedhjen e Deas , nga Nunez, e cila së fundi është ndër të paktët koriste, që do të perfaqsojë tani “:” Young People’s Chorus of New York”” në çdo aktivitet, në turneun e saj, nëpër SHBA, prej se kur Dea, po merr pjesë në kuadër të këtij kori të madh.

Axhenda e saj për këtë vitë, është mjaft e pasur me koncerte madje në sallat më prestigjoze të muzikës në SHBA. Në fillim të Marsit, ajo, do të interpretonte solo së bashku me korin në Rose Hall në Jazz at Linkoln Center – New York, e ndjekur shumë aktivitete të tjera, ku ajo është si e përzgjedhura e koncerteve. Më datën 28 Mars, Dea, ka një koncert në Metropolitan Museum of Art, dhe në 8 Prill , ajo është zgjedhur gjithashtu për të kënduar përsëri në Carnegie Hall, për një koncert të titulluar “Transmigration of Souls by John Adams”.

Ndërsa, në javën e parë të korrikut, Dea D. Elezaj, do të profermojë së bashku me një grup këngëtarësh të korit të talenteve të reja ” Young People’s Chorus of New York”, duke përfaqësuar shtetin e New Yorkut, në festivalin e koreve të SHBA në “San Francisco Golden Gate Choral Festival”.

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...