Shqipëria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pasi Komisioni i Dispilinës së UEFA-s në 24 tetor 2014 vendosi dhe Komisioni i Apelit të UEFA-s e la në fuqi, humbjen në tryezë të Kombëtares së Shqiptarëve 0-3 ndaj Serbisë

Armand DukaDenion Ndrenika

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se është shpresëplotë që Shqipërisë do t’i jepen 3 pikët e hequra nga UEFA për ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd kundër Serbisë.

Zoti Duka i bëri komentet pasi çështja e Shqipërisë do të shqyrtohet të premten në 17 prill nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, e njohur si “CAS”.

“Unë kam besim se gjykata do të na japë të drejtë. Duke marrë shkas edhe nga vendimi në lidhje me ndeshjen Mali i Zi-Rusi, shpresoj që Shqipëria të marrë pikët”-tha preisdenti Duke i cituar nga televizioni “Ora News” në Tiranë.

Shqipëria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pasi Komisioni i Dispilinës së UEFA-s në 24 tetor 2014 vendosi dhe Komisioni i Apelit të UEFA-s e la në fuqi, humbjen në tryezë të Kombëtares së Shqiptarëve 0-3.

Dënimi iu dha Shqipërisë për refuzim të kthimit në fushë siç ka raportuar gjyqtari anglez Martin Atkinson.

Shqipëria bën pjesë në grupin “I” eliminator të Kampionatit Europian “Francë 2016” bashkë me Serbinë, Danimarkën, Portugalinë dhe Armeninë.

E derejtuar nga trajneri italian me origjinë dhe shqiptar me shtetësi prej 3 javësh, Xhani de Biazi, Kombëtarja e Shqiptarëve ka 7 pikë në vendin e tretë në grup, po aq sa danezët dhe 2 më pak se portugezët duke.

Federata Shqiptare e Futbollit javën e kaluar e komentoi vendimin fitues 3-0 për Rusinë ndaj Malit të Zi (u luajt për Euro 2016 në muajin mars):

“FSHF mendon se ky vendim është tejet i drejtë: Në përputhje me standardet dhe rregullat e UEFA-s.

Duke marrë shkas nga ky vendim FSHF thekson që në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk aplikoi të njejtin standart gjykimi, sepse dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste.

Pamjet e goditjeve të lojtarëve tanë me karrike dhe sende të forta, fishekzjarret dhe hyrja në fushë e tifozëve në prani të 5000 policëve janë një argument i padiskutueshëm që vendi organizator dështoi për mbarëvajtjen e një ndeshjeje normale futbolli mbështetur në rregullat e UEFA-s.

Duke pritur vendimin e 17 prillit të CAS-it ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht që kombëtares së Shqipërisë i takojnë 3 pikët, por sepse vendimi në favor të Shqipërisë është vendimi në favor të futbollit”.

Shqipëria u dënua gjithashtu me 100 mijë euro gjobë për përgjegjësi një lëshimin e një fluturakeje përmbi stadium në qiellin e Beogradit ku valëvitej një banderolë me elementë të simboleve kombëtare të shqiptarëve.

Serbisë iu dhanë 3 pikët e ndeshjes për refuzimin e kthimit në fushë të Shqipërisë, por iu hoqën 3 pikë për organizmin e keq dhe dhunën në stadium.

Serbia nuk u hetua për thirrjet raciste “vritini shqiptarët!” që ushëtinin në stadium nga thuajse 32 mijë tifozë, për parrullat politike dhe këngët nacionaliste “Kosova është zemra e Serbisë” jashtë, brenda, para dhe gjatë 42 minutave të lojës dhe as për portretet e shpalosur në shkallët e stadiumit me fotografitë e kriminelëve Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladic e Sllobodan Millosheviç.

Marrë nga illyriapress.com