Triumf i plotë: SH.A.”Tradita” kthehet nga Gjirokastra me tre çmime mbarëkombëtare. Sonte pritja në Katërkollë

Posted By: Zaim Halili

Activist i shoqatës, webmaster the web dizajner i faqës anaemalit.org Antar i shoqatës prej vitit 1995

Kategorija - Ana e Malit | Kulturë

Tradita Ana e MalitMbrëmë përfundoj Festivali Folklorik Mbarëkombëtar në Gjirokastër. Shqiptarët e Malit të Zi u përfaqësuan nga tri Shoqëri Kulturore, SH.A.Tradita , SH.K.A Ana Malitdhe SH.K. Buzuku.

Kënga tradicionale e Anës së Malit e interpretuar në Gjergjef  në kuadër të Dasmës së Anës së Malit të prezantuar prej SH.A.TRADITA e kënduar nga Egzona Salaj, u vlerësua nga juria profesionale e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës  me çmimin e parë.

Këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin “Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015″. Ajo me prezantimin e melosit tradicional të Anës së Malit u vlerësua kështu Këngëtarja më e mirë në mesin e 1300 pjesëmarrësve të FFKGJ 2015.

Egzona Salaj

 

SH.A.Tradita më përkushtimin e madh që të prezantoj dinjitetshëm trashigiminë folklorike të mbarë Shqiptarëve të Malit të Zi në programin e saj dasma e Anës së Malit përfshiu të gjitha zonat ku trevën e Krajës e prezantuan dy folkloristë të shquar: Naxhije Popi dhe Fadil Velaj më këngën e maja krahut kushtuar bjeshkës sonë të shenjtë Rumisë dhe melodi më kavall. Juria e Festivalit e vlerësoj Naxhije Popin dhe Fadil Velajn me çmimin “Ruajtja e folklorit në trevën e Krajës”.

 

Programi i prezantuar në FFKGJ 2015 nga Shqiptarët e Malit të Zi më çmimet e lartëpërmendura u vlerësua lart duke sjell dy çmime të para dhe zuri Vendin e Tretënë festivalin folklorik gjithëshqiptarë të Gjirokastrës.

Sonte në ora 19.30 në  Katërkollë bëhët pritja solemne e çmimeve të fituara në FFKGJ 2015.

Related posts

Cultural Dance Program

Cultural Dance Program

We are very excited to announce the continuation of our efforts in 2018.  Open to all Ana e Malit children Ages 5 to...