ditet-e-diaspores-2015Në trojet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi organizohet manifestimi kulturor “Dita e Diasporës” që u kushtohet mërgimtarëve shqiptarë për kontributin e tyre ndaj vendlindjes.  Manifestimi “Dita e Diasporës “në Ulqin, tani më është bërë tradicionale dhe zyrtarët vendorë vlerësuan lartë angazhimin e mërgimtarëve për të investuar në vendlindje.

“Dita e Diasporës” është edhe një ndër aktivitetet kulturore që gjallëron sezonin turistik në Komunën e Ulqinit.