Shpeshëherë shkruhet për personalitete të ndryshme nga jeta e shoqërore politike, kulturës, artit, sportit , afarizmit etj., dhe sukseset e arritjet e tyre jetësore, por rrallë herë shkruajmë për individët e zakonshëm, të cilët me punën e tyre kanë efekt  dhe ndikojnë  drejtëpërsëdrejti  në jetën e njerëzëve.

Është fjala për punëtorin e Stacionit Shëndetësor në Katërkollë, infermierin-Nail Alaj, i cili për 30 vite me radhë ka shërbyer dhe gjithënjë vazhdon të shërbejë duke ndihmuar dhe kontribuar në përkujdesjen shëndetësore të banorëve të Anës së Malit.Naili kreu shkollën e mesme medicinale ( infermierinë) në fillim të viteve “80-ta të shekulllit të kaluar ,në Mitrovicë të Kosovës. Që në moshë të re ai vendosi të merret me këtë profesion human dhe që nga viti 1985 është i punësuar në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë – Anë e Malit ( Komuna e Ulqinit).

Nuk ka fshat në Anë të Malit që Naili nuk e ka vizituar si pjesë e profesionit të tij duke shkuar në shtëpitë e pacientëve të moshuar për t’ju dhënë dozën e injeksioneve apo ndonjë ndihmë tjetër të kësaj natyre. Gjithashtu, janë të paktë ato familje në Anë të Malit që nuk e njohin Nailin dhe shërbimet e tij gjatë këtyre tre dakadave, qofshin këto në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë apo në teren. Naili, bashkë me kolegët e tij, janë të parët që ballafaqohen me rastet emergjente ,duke përfshirë aksidente dhe lëndime të ndryshme, të banorëve të Anës së Malit. Një sfidë e madhe për banorët e kësaj treve është largësia ndaj spitalit të Tivarit, kështu që për shkak të kapaciteteve të kufizuara medicinale dhe teknike të Stacionit Shëndetësor në Katërkollë,shumica e rasteve emergjente përfundojnë në spitalin e lartëpërmendur ,ku në rastin e lëndimeve të rënda apo smëmundjeve të ndryshme akute, stafi i kësaj qendre shëndetësore duke përfshirë edhe Nailin, bëjnë të pamundërën që të shpëtojnë jetën e njerëzve, duke iu dhënë ndihmën a parë, para se të arrijnë në spital. Shpeshëherë Naili i shoqëron të lënduarit apo të sëmuarit të cilët dërgohen,përmes autoambulacës , në spitalin e Tivarit.

Ka shumë të tjerë që ushtrojnë profesionin e infermierit por janë të paktë ata të cilët kanë pasionin, dedikimin apo përkushtimin ndaj punës siç e ka Naili. Njihem me  Nailin që nga fëmiria dhe nuk më kujtohet ndonjëherë që e kam parë të zemruar, por çdo herë i qeshur dhe gazmor. Mendoi se kjo veti i ka ndihmuar atij që të përballohet më lehtë me stresin e përditshëm që kërkon profesioni e tij. Ai është gjithëmonë i gatshëm t’ju ndihmojë të tjerëve, me përvojën dhe mundësit e tija profesionale,pa marr parasysh se a është në orarin e tij të punës apo jo.

Kam qëlluar të jem dëshmitarë disa herë e punës së tij vetëmohuese, përkushtimit dhe dedikimit serioz që Naili ka ndaj pacientëve të tij dhe  atyre që kanë nevojën për shërbimet infermierike. Ishte 31 Dhjetor 2014, pra nata e vitit të ri , kur unë isha për vizitë në vendlindje ,po ndanim disa  momente shoqërore bashkë me Nailin dhe Safetin,me rastin e  festës së Vitit të Ri,në një ndër kafenetë e Katërkollës në Anë të Malit.Në momentin kur ne po kalonim disa çaste të gëzuara të shoqërisë tonë, menjëherë Nailit i tingllon telefoni mobil me ç’rast Naili përgjigjet dhe pas një bisedë të shkurtë, ai mbylli telefonin dhe n’a drejtohet neve me këto fjalë: ” Më falni, por mu më duhet të shkoi sepse një  personi të sëmurë tani i duhet vëmendja dhe përkujdesi im”. Asaj mbrëmje,derisa ne ishim bashkë, Naili pati edhe një thirrje tjetër telefonike të kësaj natyre,dhe u largu përsëri nga shoqëria për të kryer detyrën e tij,pa asnjë hezitim . Pra  derisa ne të tjerët festuam mbrëmjen  e Vitit të Ri ,me familje dhe shoqëri,Naili e  kaloi një pjesë të kësaj mbrëmjeje me pacientët e tij.

Në vendet përendimore, të punësuarit e shërbimeve publike, ku përfshihen edhe punonjësit në fushën e shëndetësisë, gëzojnë trajtim të veçantë në shoqëri duke pasur parasysh natyrën sakrifikuese të profesioneve të tyre si dhe kotributin e rëndësishëm që ata japin në shoqëri (në disa raste edhe duke shpëtuar jetë njerëzish), shpeshëherë konsiderohen edhe si heronj. Bëhet pyetja se sa vlerësohet dhe çmohet puna e Nailit dhe kolegëve të tij në shoqërinë tonë ?

 

Muajin e kaluar Naili u përballu me sfidën e vet shëndetësore, me ç’rast pësoi një sulm në zemër dhe do t’i shtrohet operacionit ( bypass) me 20 Tetor të këtij viti. Derisa Naili u përkujdes ,me vite të tëra,për ne apo të afërmit tonë, ai tani ka nevojën e përkrahjes tonë dhe jam i bindur se do t’a gjejë këtë përkrahje në mesin e të gjithë bashkëvendasve të tij.I dëshirojmë Nailit operacion të suksesshëm dhe shërim e rikuperim të plotë si  dhe kthim sa më të shpejtë në detyrën e tij në shërbim të banorëve të Anës së Malit, detyrë kjo që e ka kryer me përkushtim për 30 vite të tëra dhe jam i bindur se do të vazhdojë gjithënjë, me të njëjtin dedikim, t’a kryej edhe në të ardhmen.

 

Xheladin Zeneli

13 Tetor 2015

New YorkNail Alaj