NEW YORK : Shoqata ” Ana e Malit” me seli në Nju Jork, njofton ne statusin e saj ne “Facebook” se ajo ka mbajtur mbledhja e Kryesisë së Shoqatës ” Ana e Malit”( me mandat Janar 2013-Janar 2016), që u mbajt të Dielën, me 31 Janar 2016, ku muarën pjesë, përveç udhëheqësisë së tanishme, edhe disa femra të kumunitetit, që kanë shprehur gatishmërinë që të aktivizohen në mandatin e ardhshëm të Kryesisë së Shoqatës .

Njoftimi i saj thote se Shoqata ” Ana e Malit” me seli në Nju Jork, jo vetëm që mirëpret me kënaqësi angazhimin e kësaj pjese të pandarë të shoqërisë tonë,por kjo është e domosdoshme me qëllim që të tejkalohen barrierat e natyrës gjinore ( Megjithëse në këte aspekt jemi të vonuar). Por kjo nuk duhet të jetë arsyeja e vetme e angazhimit të tyre . Inkuadrimi i motrave dhe vajzave tona në Shoqatë, është shumë i nevojshëm duke pasur parasysh kapacitetin, edukumin dhe eksperiencën e tyre që ata kanë arritur në profesionet e veta përkatëse në diasporë, çka duhet patjetër të kenë ndikim pozitiv në Shoqatë.

Në fund ata thone se këtë mbledhje u vendos që numri i anëtarëve të Kryesisë së re të reduktohet për shkak të efikasitetit të saj veprues.Gjithashtu në këtë mbledhje u shqyrtu mbajtja e Kuvendit Zgjedhor të radhës i cili planifikohet të mbahet me 21 Shkurt 2016.Për lokalin dhe detalet e tjera të mbajtjes së këtij Kuvendi, komuniteti anamalas në Nju Jork me rrethe do të njoftohet më vonë./B.S/