Për të pestin vit me rradhë BKA organizoi manifestimin Dita e shegës.  Ky manifestim u mbajt në qendër të Katerkollës me prezantimin e stendave të produkteve vendase.  Në 10 stenda përvec shegës, u prezantuan edhe produkte të tjera të prodhuesve nga zona e Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës.

Në nder të kësaj dite folën kryetari i BKA Kabil Kurti si dhe kryetari i komunë së Ulqinit Nazif Cungu. Theksi i bisedës u vendos mbi problemet me të cilat hasen bujqit e komunës së Ulqinit.