Shkruan: Rexhep Lleshi

Rrukija u lind në Brajshë, në familjen e varfër, por e ndershëme e bujare, e qetë dhe shumë përparimtare, LIKA. Mësimin fillestar e kreu në Shkollën fillore në Katërkollë. Ishte vajza – nxënësja e parë e cila rregullisht e vijoi shkollën, mësonte mësimet dhe me sukses e kryen shkollën tetëklasëshe. Me ato parime rregullësie, e nxituar nga drejtori i shkollës Junuz Divanoviqi dhe përkrahje të plotë të prindërve, babë Merushit e nënës Vace, në shtator 1959, niset në rrugën e paimagjinueshme për vajzat shqipe të asaj kohe e të këtij vendi. Shkon në shkollë të mesme, Normale të Prishtinës. Ajo edhe aty tregohet e suksesshëme. Pesëklasëshen e kryen në afat, bëhet mësuese. Mësuesja e parë e Anës së Malit. Sipas ëndërrimit rinor, në cilësinë e mësueses, në shtator 1964, inkuadrohet në vendlindje, në shkollë ku mësoi shkronjat e para.

Me mundim e sakrificë, angazhim e sukses, “Ajo vajzë” arrijti ti përballoi të gjitha furtunat e kohës dhe e para të thei akullin e shumëfishtë e të fortë, të hapi rrugën e arsimimit të vajzave shqiptare. Me at vetëguxim e të arrime të mirëfillëta, Rrukija fiton simpatinë dhe bëhet e adhuruara e vajzave të këti vendi.

Gjatë punës në shkollë, dituritë pedagogjike me dashamirësi të plotë i përcjell te nxënësit e vetë, të cilët kurdoherë i kishte në vëmendje dhe i donte shumë. Me qëndrim të drejtë e takt pedagogjik mëson e edukon dhe krijon afërsi e besim te nxënësit dhe prindërit, për çka fiton mirësi,  “Si mësuese Rrukja”.

Krahas punës me nxënës ajo i kushton kujdes edhe përfeksionimit profesional. Me korrespondencë studjon dhe arrinë kualifikimin e lartë, arsimtare e mësimit klasor. Merrë pjesë në këshillime, seminare, tribuna e tryeza me karakter arsimor. Është recensue e Abetares 1984, nga e cila shumë filloristë në Mal të Zi mësuen shkronjat shqipe.

Ashtu, gjithmonë e përkatitur, e palodhur dhe kurr e merzitur, mësoi dhe edukoi 35 gjenerata nxënësish nga klasa e parë në të katërten, deri në vitin 2000, kur e mbyll karrierën e punës dhe shkon në pushim të merituar, në pension.

Në kolektivin e madh të Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, Rrukija ishte punëtore e denjë, kolege e dashur, aktiviste e dalluar. Për vlera që posedonte, angazhim në punë, suksese të arrijtura, moral njerëzor, aktivitet politik-shoqëror, gëzonte besimin e trupit arsimor e punues të shkollës dhe banorëve të mjedisit të saj. Si e tillë ishte përfaqësuese e tyre në organet e shkollës, vendore dhe komunale.
Rrukija ishte prijëse reale, ecte ballhapur, këshillonte, ndihmonte, inkurrajonte dhe jepte optimizëm njerzëve në të mirën e tyre dhe përparimit të vendit. Ishte e vendosur për çfardo që çonte në të miren e këtij nënqelli.

Me Rrukijen dhe vleratë e saj, Ana e Malit gjithmonë mburrej. Ashtu duhet të ndihet edhe sot. Kjo bi përgjithmonë do të mbesi krenaria e këti vendi.

Qoftë i ndritur dhe i përhershëm kujtimi në ty kolege e nderuar!

Pusho e qetë në parajsin e merituar!