Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirëpopulluara, por për arsye të kushteve jo të mira ekonomike anamalasit deytrohen të emigrojnë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991.
Popullsia fshatare
Kjo trevë përbehet nga popullsia fshatare. Struktura e popullsisë në përbërje të saj ka të gjitha grupmoshat, por pjesa më e madhe e saj është në moshë aktive, në moshë pune. Mosha mesatare e popullsisë është relativisht e re, por për shkak të papunësisë kjo popullsi aktive është pakësuar kryesisht për shkak të migrimit të ndjeshëm të rinisë. Popullsia e kësaj treve malore përballet përditë me kushte relativisht të vështira jetese për vetë faktin se këtu mungojnë investime në fusha të ndryshme ekonomike, pavarësisht nga resurset e mrekullueshme që i ka falë Zoti. Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirëpopulluara, por për arsye të kushteve jo të m i r a e k o n omi k e a n ama l a s i t deytrohen të emi g r o j n ë . S i p a s regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991.

Regjistrimi ifundit i popullsisë Ana Malit Regjistrimi i vitit      1991 Regjistrimi i vitit      2003
Fshatrat Popullsia Popullsia Ndryshimi
Amull 55 30 -25
Bojk 228 195 -33
Brajsh 801 760 -41
katerkollë 855 819 -36
Kllezna e Nalt 181 165 -16
Kllezna e Posht 180 144 -36
Draginë 167 162 -5
Kaliman 15 8 -7
Kosiq 206 257 +51
Kravar 708 619 -89
Krythë 735 603 -132
Leskovc 86 72 -14
Lisna Borë 198 178 -20
Megjureç 34 9 -25
Millë 347 225 -122
Sukubinë 403 375 -28
Fraskanjel 69 76 +7
Shas 268 298 +30
Shtoder 141 133 -8
Gjithsej 6165 5538 -627

Popullata e Anës së Malit, siç na kumtoi Mefit Tela, nga fshati Sukubinë, me profesion profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në SHF “Mareshalli Tito, “në Ulqin, përbëhet nga këto fise apo familje: Peraj, Tela, Mustafa, Kurti, Avdiu, Ujkashi, Cuca, Hoxha, Luca, Mehmeti, Kovaçi, Draga, Lleshi, Haxhicani, Llolla, Bardhi, Gjoni, Gjekaj, Astafa, Llunji, Hollaj, Salaj, Suma, Maxharri, Zeneli, Taipi
Alaj, Musliu, Kaleziq, Husi, Luka, Rizoja, Tahiri, Pali, Asllani, Doda, Muçaj, Tagani, Xhurreta, Bajraktari, Sinani, Hidra, Dibra, Zeneli, Osmani, Gjeloshi, Velia, Bulla, Heba, Avdiu, Shkreli, Mehmeti, Nelaj, Hajdari, Muja, Duraku, Rexhepi, Çobi, Seferi, Dushku, Çapriqi, Halili,Kulla, Kurmemi, Brkani, Hoti, Shabani Roma, Rexha, Nolekiq, Mehani, Shabani, Nasradini, Sylejmani, Nika, Islami, Rama, Ibroçi, Ceka, Saloviq, Jahja, Akamoli, Dabi, Ismaili, Husi, Ibrahimi, Likaj, Lukaj, Cekaj, Shabaj, Osmanaj, Çaushaj, Kasneci, Çotaj, Gjelaj, Kokaj, Kallaba, Dedaj, Palaj, Demiri, Bajra, Aloshi, Tafica, Bisha, Avdalli, Shaptafi, Cenaj, Zagaj, Laniku, Kraja, Cuku, Curani, Puliq, Bogaj, Seljan dhe Doçi.


Personalitetet popullore


Musa Llolla
Anamalasi për nga natyra është i zgjuar. Kjo veti është bartur brez pas brezi. E kaluara e bujshme dhe e trazuar historike e kësaj treve nxori në dritë personalitete të shquara popullore, që u dalluan për urti, mençuri, atdhedashuri dhe mbrotje të tokave shqiptare kundër pushtuesve të huaj. Në kujtesën popullore të kësaj ane, edhe sot ruhen burrat e dalluar popullorë, siç janë: Lanush Nuzi Peraj, pleqnues nga Shasi, Ali Çobi pleqnues nga
Krytha, Selim Shaptafi, klerik nga Kravari, Sait Cani Nika, kryeplak nga Rashtisha, vëllezërit Dyl e Nuz Mehmeti, Tahir Çapriqi, nga Shasi, Selim Duli Osmanaj, pleqnues nga Brajsha, Rexhep Mehani, pleqnues nga Milla, Sadik Velushi Kurta nga Sukubina, Musa Llolla, pleqnues nga Rashtisha, Malo Meti Kurti, kryeplak nga Sukubina, Rexhë Ahmeti Gjonaj, Jakup Xhafa, bajraktar nga Kravari, Mark Luca nga Amulli, Nuh Bajri, pleqnues nga Shtegvasha, etj. Këta dhe anamalas të tjerë jetuan me amanetin që asnjë pëllëmbë toke shqiptare të mos i shkëputet trungut dhe ajo të mbrohet.
Paria e Anës së Malit
Ana e Malit, sipas dëshmisë së veteranit të arsimit Faik Avdiu, 86 vjeç dhe vëllait të tij Rasim Avdiu, 84 vjeç, ish punëtor i Zyrës së vendit në Katërkollë, ka qenë komunë më vete gjatë viteve 1918 – 1955. Gjatë këtij harku kohor këtë komunë, qendër administrative e së cilës ka qenë Katërkolla, pohojnë vëllezërit.
1.Tahir Ramja Çapriq, nga Krytha, kryetar (1918-1940)
2.Nuh Bajri, nga Kravari, kryetar (1940- 1944)
3. Qamil Luca, nga Sukubina, nënkryetar ( 1941-1943) dhe deputet në Kuvendin e Jugosllavisë së Vjetër
4. Ahmet Hoxha, nga Rashtisha, kryetar (1944-1954)
5. Musa Llolla, nga Rashtisha, kryetar i
Këshillit të Komunës së Anës së Malit ( 1946-1948)
6. Brahim Tagani, kryetar i komunës së Krythës.

Drejtuesit e komunës së Ulqinit dhe deputetët E rëndësishme të theksohet është fakti se kjo zonë ka nxjerrë tre kryetar të Komunës së Ulqinit, të cilët për 12 vjet kanë qëndruar në krye të saj, pastaj 2 nënkryetarë komune, 1 kryetar të Kuvendit Komunal dhe 4 deputetë. Kryetari i parë i Komunës së Ulqinit, nga kjo krahinë, në kohën e monizmit ishte Fadil Taipi, nga Katërkolla, Ai udhëhoqi këtë komunë dy mandate. Herën e parë udhëhoqi gjatë viteve 1969 – 1974 dhe, herën e dytë, gjatë viteve 1984 – 1985. Në kohën e pluralizmit politik këtë post e ushtroi Osman Rexha, nga Kllezna gjatë viteve 1996 – 1998 dhe Skender Hoxha, nga Sukubina gjatë viteve 1998 – 2002. Nënkryetar i Komunës së Ulqinit në kohën e tranzicionit ka qenë Tahir Tahiri, nga Katërkolla, në periudhën ( 2002-2006) , Ali Doda, nga Shasi ( 2001-2002 ) dhe Osman Rexha . Nënkryetar aktual është Nail Rexha, nga Kllezna, ( 2007- ), kurse Muhamet Nika kryeson Kuvendin Komunal të Ulqinit. Pas viteve ‘ 90-të të shekullit të kaluar, në periudhën pas rënies së pushtetit komunist, deputet anamalas, përkatësisht të zgjedhurit e popullit ishin: Xheladin Zeneli nga Katërkolla ( 1990-1992) , Skender Hoxha, nga Sukubina ( 1992- 1994) Muhamet Nika, nga Rashtisha ( 1996-1998) dhe Amir Hollaj nga Katërkolla ( 2009-).
Koha Javore