Fjala Anamal rrjedh nga një kompozitë autoktone thjesht shqiptare e cila është ndërtuar sipas strukturës gjuhësore fjalëformuese të një tipi emër+emër. Nga emëri ana dhe mal formohet emëri Anamal.
Anamalit shtrihet në pjesën perëndimore të Malit të Taraboshit. Banorët e Anamalit quhen
Anamlas.Popullsia e Anës së Malit, shikuar në të kaluarën e largët paraqet një vijimësi iliro-arbëreshe-shqiptare.
Shikuar gjithashtu nga të gjitha aspektet nga rrafshe të ndryshme ndërdisiplinore shkencore popullsia shqiptare e kësaj treve është sot e gjithmonë autoktone.
Sipas regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të vitit 1981, Ana e Malit numëron 7508 banorë që jetojnë aty, pa llogaritur këtu numërin e banorëve që kanë emigruar prej shumë viteve në Shetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në vendet tjera të botës dhe Evropës. Vendbanimet e Anës së Malit i përkasin tipit kodrinor-malor dhe fushor.
Në një reliev të mahnitshëm, në pëllëmbë të dorës nga Shtegvasha, një vend ku harmonizohen bukur, mali, fusha, lumi, liqeni, dielli, qielli, klima e një listë e gjatë detajesh të tjera të mrekullueshme ndodhet Ana e Malit, vend që, me gjithë zemër, do të dëshironte çdo vizitor a kalimtar i rastit vendas apo i huaj.

Gjurmimet arkeologjike tregojnë se kjo trevë ka një lashtësi të hershme ilire, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta gojore as të shkruara se kur u themelua dhe kush ishte i pari i saj. Në kontaktin tim të parë me banorët e kësaj ane, para gati njëzet vitesh, u binda se njerëzit e këtushëm janë punëtorë dhe fjalëpakët, por shumë të dashur dhe mikpritës e të gjindshëm.

Pozita – shtrirja gjeografike

Magjistri i shkencave gjeografike, Nexhad Avdiu, nga fshati Sukubinë thotë se ky vendbanim, i banuar qind për qind me shqiptarë, me shumicë dërmuese të besimit islam dhe një numër të vogël të besimit katolik, që nga lashtësia shtrihet në pjesën verilindore të Ulqinit dhe ka një sipërfaqe rreth 113 km² që njëherazi përbën diku afër 44.3 % të sipërfaqes së përgjithshme të komunës së Ulqinit. Në veri kufizohet më zonën e Krajës, në lindje me lumin Buna dhe komunën e Anës së Malit, që ndodhet brenda territorit të Shqipërisë e pikërisht me fshatrat: Vidhgarë, Shtuf, Muriqan dhe Goricë, ndërsa në përëndim me komunën e Tivarit. Ana e Malit ka terren fushor të alternuar më atë kodrinoro–malor. Lartësia mesatare e relievit shkon nga 4 m. mbi nivelin e detit e deri në mbi 400-500 m mbi nivelin e detit.

Maja më e lartë është ajo e Lipojës, meë një lartësi rreth 1200 m mbi nivelin e detit; kjo shtrihet në pjesen veriore të kësaj zone duke i qënderuar si “kurorë” mbrojtëse Anës së Malit. Relievi i kësaj zone ka përbërje të ndryshme gjeologjike si flishe, ranorë, dolomite, gelqerorë, formacione lymore etj. Në formacionet gëlqerore të kësaj zone, që përbëjnë pjesët e relievit të lartë malor dhe kodrinor, është zhvilluar një veprimtari karstike tepër interesante si në malin e Shasit etj. Për hir të pozitës së përshtatshme gjeografike duke u gjendur pranë qendrave të njohura tregtare si Shkodra dhe Ulqini i njohur për detari, tregti etj. prej vitesh në këtë trevë kanë kaluar rrugë të rëndësishme si ajo Tivar – Katërkollë – Shkodër, e ndërtuar nga austrohungarezët gjatë viteve 1916-1918, pastaj rruga Ulqin – Katërkollë – Shkodër etj.

Ana e Malit karakterizohet nga një klimë e butë e ngrohtë dhe më lagështi, duke favorizuar kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si atyre mesdhetare dhe të atyre tradicionale. Temperatura mesatare vjetore në këtë zonë sillet rreth 16°C ku mesatarja e janarit sillet rreth 5.8°C, ndërsa ajo e korrikut i kalon mbi 25°C. Sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1400-1500 mm reshje. Ngricat janë dukuri e zakonshme në këtë zonë, ndërsa bora është e rrallë. Në këtë zonë karakteristikë është edhe formimi i mikroklimave, sidomos pranë brigjeve të lumit Buna dhe liqenit të Shasit. Si pasojë e kushteve topografike në këtë zonë zotërojnë kryesisht erërat verilindore, lindore e përendimore si dhe erërat juglindore. Erërat karakteristike për këtë zonë janë: murlani, shiroku, veriu si dhe erërat vendore që shfaqen në periudha të ndryshme të vitit, të ndikuara edhe nga prania e mikroklimave etj.

Në zonat pyjore të kësaj treve që përfaqësohen nga dushku, shkoza e shkurret mesdhetare dhe që mbulojne zonat kodrinore rritet një botë e pasur shtazore e përfaqësuar nga: derri i egëer, lepuri, çakalli, dhelpra etj. Ana e Malit në këtë aspekt përbën edhe një rezervë të mirëfilltë gjuetie. Ngjarjet e ndryshme historike që shoqëruan popullin shqiptar në periudha të ndryshme padyshim që u pasuruan edhe në Anë të Malit, ku kulmi arriti më ndarjen nga Fuqitë e Mëdha të trevave shqiptare në vitin 1913.

Kështu, Ana e Malit u nda mekanikisht në dy pjesë: në Anën e Malit, që shtrihet brenda teritorit te Shqipërisë dhe në Anën e Malit, tjetër, që ndodhet brenda teritorit të Malit të Zi. Në vitin 1948, goditjen më të rëndë kësaj treve ia dha mbyllja e kufirit, i cili qëndroi i pakalueshëm deri në vitin 2002, kur u rivëndosën marrëdhëniet familjare, shpirtërore, ekonomike etj. midis dy vendeve. Në kohën e Jugosllavisë së vjetër kjo trevë kishte disa vendkalime kufitare me Shqipërinë, kurse sot ka vetëm një.


English

Ana Malit (meaning “side of the mountain” in Albanian) is a municipality of the city Ulqin, Montenegro. Ana Malit has many towns such as Krytha, Kllezna, Milla, Shasi, Amulli, Dragina, Brajsha, Sukubina, Selita, Shtodra, Rashtisha, etc. (Katerkolla is its most populated with stores and restaurants.) In Shas you can visit the ancient church ruins, and go out to the restaurants. In the town of Krytha you can climb the Mount Suka and have a great view of the villages. Sukubina is closer to the Albanian border than the other towns.[edit]Geography

The Ana Malit region is located between (near) Liqeni Shkodres (Lake Scutari) and Liqeni Shasit. It is divided by the Albanian/Montenegrian border (Anamalit is in Albania) and the Adriatic Sea.[edit]Population

The population of Anamalit is 99% Albanian (Muslim & Catholic), and 1% Muslim Montenegrians in the town of Krythe and Kaliman bordering the neigbohuring town of Merkojevice, Leskovci and Pelinku which is divided by the Medjurecje River in the west. In the north is Mount Lipoja and from the other side are the villages and region of Kraja with Ostros as center, which is also Albanian. In the south Anamalit’s border goes across the Medjurecje River through Krytha, Kllezna, and up to Lake Shasi which belongs to Anamali, to the village of Saint George and the Albanian border. In the east is the Albanian/Montenegrian border and a large part of Anamalit continues up to the city of Scodra (Scutari).
Many of Ana Malit’s natives started migrating to the nearest major city, Ulqin, and since the 1960s many of the people of Ana Malit started immigrating to the United States, Germany, Australia, and other parts of the world. The estimated present day (2008) population is near 11,000. The estimated population of Ana Malit that migrated to states such as the USA, Germany, Switzerland, Norway, Finland, France, Australia, Canada, Sweden, Egypt, Syria, Turkey, Kosova, Albania, Croatia, Bosnia, Italy, and Russia is estimated at more than 36,000 people who migrated from 1900 to 2000. Most of them migrated during the First and Second Balkan Wars in 1904 and 1908–1912, and as well during the First World War and Second World War. In more recent times most of the migrants were males during the Korean and Vietnam Wars and after the start of the civil wars in the Former SFRJ (Yugoslavia). The biggest influx of migrants in most recent times has almost destroyed the economy and there is no chance of prosperity for the younger generation. But anyway its a beautiful place to live and not all people are leaving their land to look for a better future.
The population consists of:
Albanian (99.00%)
Montenegrin (1.00%)