KOMUNITET FESTON I BASHKUAR FESTEN E FLAMURIT

103 Vjetori i Pavarësisë
New York 28 Nëntor 2015

Komuniteti shqiptaro-amerikan gjegjësisht shoqatat dhe asosacionet që veprojnë në treshtetshin NY, NJ dhe CT, te bashkuara si asnjëherë ma par dhe në koordinim me asamblestin e shtetit të New Yorkut, zt. Mark Gjonajn festuan Festën e FLAMURIT KOMBETAR, 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë së Shqipërisë . 
Ishte ky një Manifestim i veçantë në krahasim me organizimet e viteve paraprake sepse këtë vit organizimi u bë në anije dhe përfshinte lundrimin e anijes rreth Statuse së Lirisë dhe lumit të New Yorkut, Hadson . “The Majesty Yacht” ishte e vogël për të zënë mase 1000 bashkëkombës pjesëmarrës të këtij manifestimi madhështor dhe që do mbetet për një kohe të gjat në kujtesën e të rinjve të komunitetit tonë.
Impresionuese në këtë mbrëmje të rrallë ishte pjesëmarrja e gjërë si asnjëherë ma par e të rinjve shqiptaro amerikan, pjesëmarrje kjo shumë domethënëse vështruar në aspektin se kjo pjesëmarrje është edhe një dëshmi e mirë se të rinjet tan të lindur e të rritur në mërgim nuk po i harrojnë rrënjët e veta. Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe miku i shqiptarëve kongresmeni Eliot Engel, Senatori i qytetit te Bronxit Jeffrey Kline përfaqësuesit diplomatik të shteteve tona të akredituara në SHBA si ambasadorja e Shqipërisë znj. Floreta Faber dhe konsulli i Kosovës zt Fatmir Zajmi, artistja e mirënjohur Eliza Dushku, fotografi me renome ndërkombëtare Fadil Berisha dhe shumë zyrtar te shtetit te New Yorkut. Për argëtimin e pjesëmarrëseve prezent ishin shume këngëtar te komunitetit dhe enkas nga Shqipëria kishte ardhur këngëtarja e mirënjohur Elizabeta Marku po ashtu nga vendlindja gjegjësisht nga Ulqini kishte ardhur SHA “Tradita” Ana Malit dhe SHA “Buzuku” te cilët me prezantimin e bukur tyre dëfryen këndshëm të gjithë të pranishmit .

I tërë ky manifestim madhështor u realizua fal angazhimit dhe punës se pa lodhshme te Mark Gjonajt dhe shoqatave tona, te cilat u pajtuan qe për natën e flamurit te jemi te gjithë bashke pa dallim.

Bashkimi i komunitetit shqiptaro-amerikan për këtë manifestim te përbashkët kishte peshë dhe rendësi te veçantë për komunitetin tonë dhe dëshmon se ne shqiptaret në diasporë jemi të bashkuar rreth flamurit kombëtar si një zë i vetëm në shërbim dhe të mirën e atdheut.

nga: Esad Gjonbalaj