Shoqata “Ana e Malit” mban emrin e trevës autoktone shqiptare me të njëjtin emër të Komunës së Ulqinit dhe grumbullon rreth vehtes kryesisht bashkatdhetarë të ardhur në SHBA nga kjo trevë, të cilët kanë interes të përbashkët dhe qëllim kryesor që të ndihmojnë vendlindjen dhe atdheun, kurse në komunitetin ku jetojnë (New York, New Jersey etj.) të organizojnë në aspektin humanitar, kulturoro-argëtues dhe rekreativo-sportiv.

Shoqata gjithashtu angazhohet për ruajtjen e gjuhës amtare, kultivimin e traditave kombëtare si dhe kremtimin e ngjarjeve dhe festave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Shoqata është apolitike, e pavarur dhe ka statusin e vet, mirëpo duke pasur parasysh që gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë edhe të Anës së Malit është e  pavolitshme dhe nëse udhëheqësia apo kryesia e shoqatës e sheh të arsyeshme dhe mendon që një inicativë apo veprim është në të mirë të popullit, i cili mund te çoj në përmirsimin e gjendjes së bashkëkombasve tanë, atëherë Shoqata mund t’a përkrah një ide të tillë.

Por, përveç aspektit lokal Shoqata mund dhe ka të drejtë (kur e sheh të nevojshme) të kontribuoi edhe në nivel kombëtar, si për shembull lobimin dhe ndërgjegjësimin e çështjes shqiptare tek ligjëvënësit amerikan etj.

Ndërkaq, duke u angazhuar në përmirsimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi, faktikisht në këtë mënyrë ne ndihmojmë vetëvehten dhe vendlindjen tonë.

Si pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan Shoqata” Ana e Malit” është e gatshme për  bashkëpunim me shoqatat apo organizatat tjera si motra, kur e kërkon interesi i përbashkët kombëtar.

Qëllimi dhe objektivat:

1 – Rritja e antarsisë;
2 – Forcimi i raporteve me komunitetin shqiptar në pergjithsi dhe me ate anamalas ne veçanti dhe njoftimi i drejtë i opinionit për projektet dhe aktivitetet e shoqatës,
3 – Mundësimi i qasjes dhe korrespondimit me vendlindjen, korelacioni i fëmijëve-nxënësve nga vendlindja me ata të cilët jetojnë në dlasporë, përkrahja e aktiviteteve të tilla;
4 – Mohimi i përkrahjes partiake të Shoqatës; Përkrahja e platformës kormbëtare në vendlindje;
5.-  Bashkëpunimi i mirëfilltë me Shoqatat dhe organizatat tjera shqiptare; përkrahja e projekteve të personave fizik dhe të shoqatave, të cilët mbrojnë identitetin kombëtar shqiptar në Mal të Zi;
6 – Organizimi dhe përkrahja e aktiviteteve kulturore dhe sportive në diasporë dhe përkrahja e të njëjtave në vendlindje.
Gatishmëria dhe reagimi në raste emergjente.