Njujork – Sekretari i Kombeve të Bash- kuara, Ban Ki Moon, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kanë vlerësuar se që nga ripërtëritja e pa- varësisë në vitin 2006, Mali i Zi është shembull pozitiv i shtetit i cili ka afir- muar vlerat universale të KB-së. Ata janë takuar në Njujork, në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bash- kuara. Kryeministri i Malit të Zi ka thënë se takimi me Ki Moon ka qenë një rast i mirë për të biseduar mbi avancimin e multilaterizmit dhe bashkëpunimit që Mali i Zi ka me sistemin e KB-së. Gjukanoviq dhe Ki Moon kanë vlerë- suar se është i mirëseardhur përparimi i arritur në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe që për afirmimin e mëtejshëm të shoqërisë evropiane dhe avroatlantike është me rëndësi anëtarësimi me të drejta të plota i Kroacisë në Bashkimin Evro- pian. “Është me rëndësi që Mali i Zi të vazh- dojë të luajë rolin pozitiv të shtetit udhëheqës të vendeve të tjera të Ball- kanit Perëndimor në rrugën e integri- meve evropiane dhe evroatlantike”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi. Gjukanoviq dhe Ki Moon kanë bised- uar edhe për tema të tjera për të cilat është diskutuar në konferencën e KB- së, ku në rend dite kanë qenë edhe çështjet e projektimit të zhvillimit të qëndrueshëm. Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, kryemin- istri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq është takuar edhe me Presidentin e ri të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, John Ashe. Në deklaratën për shtyp të Qeverisë së Malit të Zi thuhet se në këtë takim janë shkëmbyer mendimet mbi gjendjen në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, ku është konstatuar përparim i ndjeshëm kur është fjala për Malin e Zi dhe është përsëritur përcaktimi i të dyja palëve që edhe në periudhën e ardhshme, nëpërmjet bashkëpunimit intensiv të kontribuohet në realizimin e qëllimeve kryesore të KB-së. Në delegacionin e Malit të Zi në Nju- jork është edhe nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, Igor Llukshiq. Në sesionin e sivjetshëm të KB-së, njëra ndër temat më të rëndësishme është kriza në Siri. Përfaqësuesit e 193 vendeve anëtare do të bisedojnë po ashtu edhe për Jemenin, Mjanmarin, Malin dhe bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. Në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së marrin pjesë më shumë se 130 presidentë dhe kryemi- nistra të shteteve anëtare të KB-së. (Kohapress)