Konfirmohet mbështetja e TIKA-s për projektet në Komunën e Ulqinit

| December 19, 2012 | 0 Comments
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, u takua me koordinatorin për Malin e Zi të Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Birol Çetin

Ndërkombëtar (TIKA)Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Na- zif Cungu, dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar me koordinatorin për Malin e Zi të Agjencisë Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), Birol Çetin.

Qëllimi i zhvillimit të këtij takimi ka qenë hartimi i planit të mbështetjes së projek- teve në Ulqin për vitin e ardhshëm nga TIKA, si dhe konkretizimi i aktiviteteve për

projektet në vazhdim.
Kryetari Cungu e ka falënderuar z. Çetin për përkrahjen e TIKA-s në realizimin e projekteve të deritashme në Ulqin si dhe ka kërkuar përkrahjen e kësaj agjencie për realizimin e disa projekteve të reja. Përfaqësuesit e Komunës e kanë njoftuar koordinatorin e TIKA-s me përgatitjet për projekte të caktuara, për të cilët është

biseduar më herët me këtë agjenci, prej të cilëve kanë veçuar: projektin e rikonstruk- timit të rrugës kryesore në Kala, ndërtimin e rezervuarit të ujit në Brajshë, hartimin e projektit dhe realizimin e restaurimit të krojeve në Ulqin.

Ndërkaq, prej projekteve të rinj që do të mund të realizoheshin në të ardhmen kanë theksuar nevojën për laboratorin për hu- lumtimin e vajit të ullirit, ndërtimin e frigo- riferit për Shoqatën Bujqësore “Agrumet”, serat për prodhimtarinë bujqësore etj. Nga ana e tij, koordinatori i TIKA-s, Birol Çe- tin, ka konfirmuar përkrahjen ndaj Komu- nës së Ulqinit në realizimin e projekteve të ardhshme dhe se kjo agjenci do të shqyr- tojë mundësinë e përfshirjes së këtyre pro- jekteve në vitin 2013.

Ai ka bërë të ditur se mjetet financiare për nevojën e Shoqatës së Ullishtarëve janë lejuar si dhe ka konfirmuar realizimin e donacionit për sistemin e ndriçimit dhe zërimit në Qendrën e Kulturës në Ulqin.

(Kohapress)

 

 

Tags:

Category: Ngjarjet Javore, Ulqin

About the Author (Author Profile)