nale edhe në qeverisjen vendore në Ul- qin dhe në organet e tjera shtetërore, në mënyrë që ky të jetë një shembull i mirë për të gjitha komunat e tjera ku shqiptarët janë pakicë, që të jenë po ashtu të përfaqë- suar në mënyrë proporcionale”. Ai ka potencuar rëndësinë e përfaqësimit më të madh të femrave, të cilat përbëjnë 51 për qind të popullsisë së Malit të Zi. “Të mundohemi përmes barazisë gjinore që këtë potencial që quhet femër ta ven- dosim në mënyrë cilësore në funksion dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në forci- min kadrovik si të kësaj komune, ashtu edhe të shtetit tonë”, ka thënë ministri Nu- manoviq. Kryetari i komunës së Ulqinit dhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave kanë biseduar edhe për problemin e të mirave detare në Komunën e Ulqinit, çështjen e Valdanosit, problemet e personave me af- tësi të kufizuara si dhe Ligjin e ri për simbo- let kombëtare, i cili pritet të hartohet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Paki- cave në pjesën e dytë të këtij viti. (Kohapress)