Ulqin – Kryetari i Këshillit Nacional të Shq- iptarëve në Malin e Zi, Tahir Tahiri, ka pritur ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Paki- cave, dr. Suad Numanoviq, gjatë vizitës që ai zhvilloi të mërkurën e kaluar në Ulqin. Në deklaratën për shtyp të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave thuhet se kryetari Tahiri e ka njoftuar ministrin Numa- noviq me aktivitetet themelore të KNSH-së, duke vënë theksin në nevojën e një mënyre tjetër të ndarjes së mjeteve të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, në aspektin e mbështetjes më të madhe për këshillat nacionale me qëllim të përmbushjes së rolit të tyre në shoqëri. Ministri Numanoviq ka theksuar edhe njëherë rolin e këshillave nacionale në avancimin dhe mbrojtjen institucionale të të drejtave të popujve pakicë dhe bashkë- sive të tjera nacionale të pakicave, si dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të tyre me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave. Ai ka thënë se me Rregullat e reja për zgjed- hjen e anëtarëve të këshillit nacional, të cilat është duke i përgatitur Ministria që ai drejton, do të krijohen parakushtet ligjore që në pjesën e parë të këtij viti të konstituo- hen përbërjet e reja të këshillave nacionale, dhe se ai pret që në periudhën e ardhshme këshillat nacionale t’i kushtojnë vëmendje të posaçme shfrytëzimit të kapaciteteve që u ka dhënë ligji.